VIDEO/ Tripletë e Balajt, Vllaznia nënshtron me “poker” golash Skënderbeun në Korçë
Fitore spektakolare e Vllaznisë. Shkodranët e Tomas Brdariç mposhtën me rezultatin 0-4 Skënderbeun, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Superiores, ku protagonist absolut u bë bomberi Bekim Balaj, i cili realizoi tripletë, ndërkohë që golin tjetër për Vllazninë e shënoi Mala.
Falë këtij triumfi Vllaznia u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të parë. Ndërkohë që Skënderbeu i Gjokës, është zhytur në fundin e tabelës me 16 pikë në 21 javë dhe një golavarazh –14.
Në duelin e radhës Skënderbeu do të presë Teutën ndërsa Vllaznia luan në shtëpi ndaj Egnatias.
FT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-4
Balaj 25′ (p), 61′, 90+1′, Mala 75′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+1′ GOOOOL VLLAZNIA 0-4/ Bekim Balaj kompleton tripletën personale, duke “vulosur” këtë fitore spektakolare të shkodranëve. (VIDEO)
90′ Akordohe 3 minuta shtesë.
83′ Rasti i artë i shpërdoruar nga Nikaj që nuk devijon siç duhet topin e harkuar nga e majta. (VIDEO)
81′ Shaqe provon të realizojë me roveshatë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
80′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Deliu vendin e tij e merr Repaj.
78′ Traversa i vjen në ndihmë Prençit, që për pak sa nuk shkakton autogol. (VIDEO)
75′ GOOOOL VLLAZNIA 0-3/ Shkodranët të papërmbajtshëm, shënojnë edhe golin e tretë me Malën, pas asistit të Kahrimanoviç (VIDEO)
66′ Shënon sërish Bekim Balaj, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Stojanoviç. (VIDEO) + (VIDEO)
61′ GOOOOL VLLAZNIA 0-2/ I pandalshëm Bekim Balaj, bomberi shkodran kompleton dopietën personale. (VIDEO)
51′ Alia bën heroin dhe i mohon një gol të sigurt Balajt. Vendimtare ndërhyrja e gardianit korçar. (VIDEO)
49′ Pranë golit Skënderbeu me Balajn, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë, Rashica mbetet në dhomat e zhveshjes, vendin e tij e merr Çuçka.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
38′ Rast i artë për Skënderbeun me Rashicën, por vendimtare ndërhyrja e Gurishtës që ndal sulmuesin e skuadrës korçare. (VIDEO)
25′ GOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Balaj nuk fal, sulmuesi shkodran tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)
24′ Ndëhyrje naive e Dumfur ndaj Malës, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Xhaja akordon penallti për Vllazninë. (VIDEO)
20′ Pranë golit Skënderbeu, me Jurin, por braziliani nuk arrin të devijojë shumë pranë vijës fatale, një top të harkuar nga Doka. (VIDEO)
12′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Shaqen, por gjuajtja e mbrojtësit shkon jashtë kuadratit.
7′ Provon Vllaznia me Balajn, por tentativa e tij ndalet nga Aliaj.
5′ Minuta të qeta, miqtë shfaqen më kërkues, por mungojnë rastet konkrete në portat respektive.
1′ Starton me 1 minutë heshtje në nder të Sabah Bizit dueli mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Dumfur, Estrela, Doka, Balaj, Shaqe, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Çoba, Bajrami, Mala, Deliu, Dodaj, Stojanoviç
Trajner: Tomas Brdariç
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"