VIDEO/ Tirana pranon dështimin, thirrje tifozëve para derbit: Nuk luftojmë dot vetëm, por dreqi ta hajë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2025 | 12:34

VIDEO/ Tirana pranon dështimin, thirrje tifozëve para derbit: Nuk luftojmë dot vetëm, por dreqi ta hajë…

Tirana luan nesër në orën 18:00 derbin me Partizanin. Në prag të kësaj supersfide të Superiores, klubi bardheblu ka postuar një video domethënëse në rrjetet sociale. Ata i drejtohen tifozëve për mbështetje dhe pranojnë që kanë dështuar.MixCollage-06-Dec-2025-12-34-PM-7420“Thonë se ata kanë ikur, thonë se stolat kanë mbetur bosh, thonë se qyteti i zemrës po harron. Dhe po, kemi dështuar, klasifikimi thotë vendi i fundit, statistikat thonë jeni gabim, krye këput. E ndjejmë, jemi njerëz përpara se të jemi ajo që bëjmë si dhe ajo që në përfaqësojmë. E pranojmë, madje me zë të lartë se çdo top i humbur, çdo gabim brenda, aq më tepër ato jashtë fushe.

PavArësisht se nga cili vend i logjikës apo shpirtit, kanë buruar. Çdo moment që mund të kishte qenë ndryshe, fajtor jemi ne, skemi justifikime. Nuk po fshihemi, fajtorë, por jo të mundur. Po, edhe më të fortët nuk luftojnë dot vetëm, por dreqi ta hajë, ka nder aty ku ti gjithmonë do të përpiqesh të bësh më mirë, ka fuqinë të ndjerit i parë e lë më i kuptuar. Ata të vërtetët, ata që rrinë edhe pse s’kanë pse, sidomos atëherë që i dhemb, ata që të bashkohen në sfida e jo vetëm në suksese. Kjo video është për ata, kemi nevojë për ju. Jo nesër, jo mbase, jo ndoshta, por sot.

E diela nuk është vetëm një ndeshje futbolli, është akt sublim, prova më e domosdoshme se besnikëria ekziston. Prova se kurajo ekziston, prova se bashkë mund të jemi më shumë se thjesht përceptim i dështimeve tona”, thuhet në video.

PANORAMASPORT.AL