VIDEO/ Tirana lë pas humbjen 6-2, gjen forcë dhe “tremb” Partizanin me kapitenin e ri: Ne luftojmë së bashku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2025 | 9:59

VIDEO/ Tirana lë pas humbjen 6-2, gjen forcë dhe “tremb” Partizanin me kapitenin e ri: Ne luftojmë së bashku

Tirana pësoi një humbje tronditëse në derbin me Dinamon. Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 6-2 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te derbi i radhës.

Screenshot 2025-12-05 095859

Kryeqytetasit kanë publikuar një video në rrjetet sociale me mesazhin e qartë: “Ne paraqitemi. Luftojmë. Së bashku”.

Tirana e ka kthyer derbin me Partizanin në sfidën e preferuar, pasi nuk pësoi humbje në pesë ndeshjet e fundit. Madje dy fitoret 3 me 0 tregojnë edhe dominimin ndaj të kuqve.

Pjesë e videos është Rimal Haxhiu. Ky i fundit i graduar kapiten pas problemeve me mbrojtësin Dembele.


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL