VIDEO / Regi Lushkja nuk ndalet në ekipin e ri, vjen goli i radhës i mesfushorit shqiptar te pretendentët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2025 | 22:14

VIDEO / Regi Lushkja nuk ndalet në ekipin e ri, vjen goli i radhës i mesfushorit shqiptar te pretendentët

Regi Lushkja e ka nisur më së miri aventurën e tij te Traktor FC në Iran. Mesfushori shqiptar po bëhet protagonist absolut me lojën, por edhe me golat e tij në radhët e kësaj skuadre që në ndeshjet e para.

bandicam 2025-10-25 22-13-31-635

Pas dy golave të shënuar në mesjavë në Ligën e Kampioneve të Azisë, Lushkja ka gjetur rrjetën edhe në ndeshjen e kampionatit, ku Traktor përballej në transfertë me Gol Gohar.

Në minutën e 54-t të duelit, Lushkja u tregua i vëmendshëm duke ndjekur aksionin dhe përfitoi nga një grushtim i portierit, për të dërguar sferën në rrjetë për rezultatin e përkohshëm 2-0, në sfidën që më pas u mbyll me shifrat 5-0.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Lushkjen, në vetëm 4 ndeshje ku mesfushori ka dhënë kontributin e  tij për skuadrën e Traktor e cila është një nga pretendentet kryesore për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL