VIDEO/ Partizani e zgjidh në pjesën e dytë me Teutën, Janjeva dhe Padstrelau i japin fitoren në Durrës
Partizani ka mposhtur Teutën me rezultatin 0-2 në Durrës. Sfida ishte e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht mbrojtësi Janjeva, u ndihmua nga devijimi i Simeut.
Më pas ishte Padstrelau, që vulosi rezultatin. Sulmuesi bjellorus u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën e Partizanit në kampionat.
Të kuqtë mbeten në krye të Superiores me 37 pikë, ndërsa Teuta ka zbritur në vendin e shtatë pasi Bylisi fitoi sfidën me Laçin.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TEUTA 0-2 PARTIZANI
46′ Janjeva, 77′ Padstrelau
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 0-2 të Partizanit.
90+1′ Nasr provon të rrezikojë krahun e majtë. Preka mbyll gjithçka dhe feston sikur të ketë shënuar. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Torraj provon nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë.
84′ Çyrbja në vendin e Gjinollarit dhe Boçi në vendin e Arifit, janë dy zëvendësimet e Teutës.
82′ Mehmeti merr vendin e Bintsukës së dëmtuar.
77′ GOOOL! Padstrelau tund rrjetën e parë në kampionat me Partizanin. Buzëqesh Veselinoviç. (VIDEO)
74′ Beshiraj i lë vendin Nasr, ndërsa Kalaj merr vendin e Karabecit te Teuta.
73′ Bintsuka humbet rastin e pastër për dyfishimin e shifrave. Sulmuesi i Partizanit godet me kokë, por Tafas e ndalon pasi më parë kishte pritur topin e Zekës. (VIDEO)
70′ Teuta provon në krahun e djathtë të sulmit, por mbrojtja vendase është e vendosur mirë. Partizani nis kundërsulm, ndërsa Bintsuka i vetëm kthehet duke pasuar te Padstrelau. Ky i fundit fiton faull. (VIDEO) + (VIDEO)
66′ Avantazhi i Partizanit ka bërë që sfida të humbasë rastet e shumta në pjesën e parë.
62′ Karton i verdhë për Shanaj, që shkakton faull nga Torrajt, që sapo u fut.
62′ Torraj merr vendin e Peposhit te Teuta.
61′ Padstrelau aktivizohet në vendin e Kekos te Partizani.
58′ Beshiraj nuk mbërrin topin e hedhur në zonën e “demave”. Rast i rrezikshëm për durrsakët. (VIDEO)
53′ Zëvendësim i detyruar, Bytyçi merr vendin e Buxhelajt që u largua i dëmtuar te Partizani.
46′ GOOOL! Teuta 0-1 Partizani/ Janjeva dërgon në avantazh “demat”, pasi Simeu devijon topin e goditur në portën e Tafas. (VIDEO)
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45+1′ Beshiraj provon me kokë pas krosimit nga krahu i djathtë i sulmit të Teutës. Topi përfundon mbi traun e portës. (VIDEO)
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44′ Zeka futet në zonë, por humbet topin. Ka pretendimet e tij për faull nga Kotobelli, që do rezultonte me penallti. (VIDEO)
40′ Keko i afrohet golit te Partizani. Godet me kokë, por Tafas i mohon golin duke devijuar topin në këndore. (VIDEO)
34′ Hoxha pret goditjen e Peposhit, që e gjeti të vendosur mirë. (VIDEO)
31’ Pretendime për penallti te Teuta, por akordohet pozicion jashtë loje. (VIDEO)
30’ Toma humbet një rast të pastër për avantazhin. Hoxha kishte mbetur në tokë, por sulmuesi durrsak gjeti rrjetën e jashtme. (VIDEO)
28’ Keko rrëshqet në zonën durrsake duke humbur një mundësi të mirë. Pafat sulmuesi i Partizanit. (VIDEO)
22’ Goditje për t’u harruar nga Zeka, që provon nga jashtë zone.
16′ Vendasit pranë golit. Toma godet në diagonale, por Hoxha devijon. Ky detaj nuk shikohet nga kryesori dhe loja rifillon në fundore. (VIDEO)
13′ Tafas ndal Bintsukën, i cili u pasua nga Zeka. Sulmuesi kongolez nuk gjen rrjetën. (VIDEO)
9′ Keko shpërdoron mundësinë e artë për të zhbllokuar sfidën. Pas pasimit të Taipit, nuk godet në zonë por preferon pasimin te Bintsuka. Keko ndërkohë shkakton faull te Tafas. (VIDEO)
7′ Teuta kërkon të fitojë terren në fillimin e sfidës.
2′ Goditje këndi për Teutën. Kroson Kruja, ndërsa mbrojtja e Partizanit largon. Topi i goditur sërish nga durrsakët, devijohet dhe më pas kontrollohet nga Hoxha. (VIDEO)
1′ Mbahet 1 minutë heshtje fillimisht për legjendën Sabah Bizi. Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Tafas, Peposhi, Karabeci, Kruja, Kotobelli, Toma, Gjinollari, Mingo, Simeu, Beshiraj, Arifi
Trajner: Edi Martini
Partizani: Hoxha, Janjeva, Ismaili, Keko, Zeka, Preka, Bintsuka, Shanaj, Buxhelaj, Taipi, Sembene
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
PAORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"