VIDEO/ Kualifikimi i Vllaznisë, shihni festën e kuqebluve pas vërshëllimës përfundimtare
Vllaznia ia ka dalë të kalojë përsëri një tur në kompeticionet europiane pas 4 vitesh, me kuqeblutë të cilët për herë të fundit e kishin arritur këtë në sezonin 2021-2022.

Shkodranët kaluan Daugavpils të Letonisë me një përmbysje të rëndësishme në transfertë, ku fituan me shifrat 4-2 pasi e kishin parë veten në një moment edhe në disavantazh gjatë takimit.
Ndaj festa e ekipit në fund të duelit ka qenë e ligjshme. Lojtarët festuan para tribunës së tifozëve ku ishin disa mbështetës shkodranë që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen.
SHIH VIDEON
Më pas ata morën përshëndetjet edhe nga tribuna kryesore, ku ishte delegacioni që kishte shoqëruar skuadrën në këtë transfertë të largët.
SHIH VIDEON
SENAD NIKSHIQI – PANORAMASPORT.AL













