VIDEO/ Gola, të kuq, tension dhe dramë në finalen e Kupës! Dinamo mund Egnatian mes drithërimash dhe fiton për vitin e dytë radhazi trofeun
Dinamo ka fituar për edicionin e dytë radhazi Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finale ashtu si një vit më parë Egnatian, por këtë herë me shifrat 3-2.

FOTO: LSA
Ndeshja nisi me ankth pas dëmtimit të portierit Teqja që solli të kuqin e Bakajoko dhe i dha mundësinë Dinamos të kontrollonte lojën dhe të shënonte dy gola. Egnatia dukej plotësisht e dorëzuar dhe nuk kishte forcë të reagonte, por një ndihmë ia dha Malomo me të kuqin e tij, duke barazuar numrat në fushë.
Kjo bëri që rrogozhinasit të hidheshin në sulm dhe të gjenin një gol me Buriç. Megjithatë, Mustafa rivendosi përsëri epërsinë e dy golave pak minuta më vonë, duke mos i lënë kohë ekipit të Nevil Dedes që të tentonte përmbysjen e madhe. Goli i Adjesa në fund thjesht shërbeu për statistikë, pasi suksesi 3-2 i dha Dinamos Kupën e 15-të në histori.
DINAMO-EGNATIA 3-2
23′ Malomo, 29′ Bregu, 84′ Mustafa / 81′ Buriç, 90’+3′ Adjesa
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Dinamos.
90’+5’ Tension mes dy pankinave pasi Ilir Dajën largohet me të kuq dhe detyrohen ta shtyjnë trajnerin e bluve drejt dhomave të zhveshjes. (VIDEO)
90’+3’ GOOOL EGNATIA! Fangaj harkon nga e djathta, Adjesa me kokë gjen rrjetën. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
88’ Një harkim nga e majta çon topin te Xhemajli në zonën dinamovite, devijimi i tij nuk shkon drejt portës.
87’ Qefalija është lojtari i radhës i ndëshkuar me të verdhë.
84’ GOOOL DINAMO! Ismaili fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe nis një kundërsulm duke pasuar te Mustafa i cili me një gjuajtje nga jashtë zonës gjen golin e tretë. (VIDEO)
82’ Xhemajli ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Vilës, ashtu si Bernard Berisha në pankinë për protestat.
81’ GOOOL EGNATIA! Një pasim në qendër drejt Adjesa përfundon te Buriç i cili me një diagonale mposht Kirin. (VIDEO)
77’ I verdhë për Alijin dhe Adjesan, të cilët përplasen vazhdimisht njëri me tjetrin.
76’ Buricc merr vendin e Aleksit në radhët e Egnatias.
74’ Gjen golin edhe Egnatia, por Jorgji vërshëllen para gjuajtjes së Adjesa, duke akorduar faull në favor të bluve mes protestave të rrogozhinasve. (VIDEO)
73’ Vila gjen rrugën e rrjetës dhe feston duke hequr fanellën, goli anulohet për pozicion jashtë loje por sulmuesi ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)
68’ Qardaku, Bregu dhe Guindo i lënë vendin në fushë Vilës, Beqjas dhe Mustafa në radhët e Dinamos.
65’ Një goditje dënimi e Egnatias pranë zonës ekzekutohet me skemë nga Fernando, por Qefalija kupton gjithçka dhe bllokon gjuajtjen nga distanca.
61’ Një tjetër top i harkuar nga Fernando shkon në shtyllën e dytë ku sfera e gjuajtur nga një prej lojtarëve të rrogozhinasve grushtohet nga Kiri.
60’ Sota i lë vendin Adjesa në fushën e lojës në radhët e Egnatias
59’ Pas një harkimi në zonë, Fernando gjuan por gjen përgjigjen e Kirit të vëmendshëm. (VIDEO)
57’ Një gjuajtje e Kryeziut në hyrje të zonës nuk gjen katërkëndorin e bluve.
56’ Harkime radhazi nga Egnatia në zonën e bluve, duke kërkuar që të kthehet në ndeshje, por pa ia dalë të gjuajë drejt portës së Kirit.
53’ Protesta të stafit të Dinamos ndaj Jorgjit pasi kanë pretendime se e kërkuan ata ndryshimin e skemës në këndore që solli të verdhin e Malomos. Por kryesori u shpjegon se vendimi është përfundimtar. (VIDEO)
52’ Vonesat në ekzekutimin e një goditje këndi sjellin karton të verdhë për Malomon dhe ai është i dyti për lojtarin e bluve, i cili duhet të dalë me të kuq. (VIDEO)
50’ Malomo hyn në zonë përsëri në të majtën, gjuan menjëherë por gjen përgjigjen e Tandilashvilit. (VIDEO)
49’ Malomo Tenton me një gjuajtje nga e majta, sfera devijohet në këndore.
47’ Neziri i dëmtuar kërkon ndërrim dhe i lë vendin në fushë Lorran në radhët e Dinamos.
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje të tjera nga trajnerët e dy skuadrave.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Dinamos.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’ Një ndërhyrje e Sotës ndal Nezirin i cili po hynte në zonë në krahun e majtë.
42’ Gruda provon të bëjë gjithçka vetë në zonën e Dinamos, por nuk ia del të gjejë hapësirë mes mbrojtjes së ngjeshur të bluve. (VIDEO)
38’ Bregu provon përsëri me një gjuajtje brenda zonës, sfera këtë herë nuk gjen portën.
36’ Selmani, Kryeziu dhe Gruda hyjnë në lojë në vend të Haime, Ruçit dhe Albaneze në radhët e Egnatias.
31’ Gjuajtje e fortë e Qefaliajt, sfera shkon në duart e Tandilashvilit.
29’ GOOOL DINAMO! Bregu merr topin nga e majta gjen hapësirën dhe nga jashtë zonës lëshon një gjuajtje spektakolare duke e dërguar në rrjetë. (VIDEO)
28’ Malomo ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Fernandos.
23’ GOOOL DINAMO! Një aksion i rrjedhshëm i bluve me Nani nga e djathta i cili pason në qendër ku Malomo gjuan në ecje e sipër dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)
17’ Dominim i plotë i Dinamos në lojë me topin që e ka të vështirë të largohet nga gjysmëfusha e Egnatias.
16’ Një top i gjatë gjen Albaneze në të majtën por pastaj futbollisti i Egnatias vonohet në kontrollin e sferës dhe humb mundësinë të rrezikojë edhe pse në një pozicion të favorshëm në zonën kundërshtare.
14’ Një harkim nga e majta gjen Guindo në zonë, sulmuesi gjuan menjëherë por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
12’ Dinamo qarkullon topin në kërkim të një hapësire për të rrezikuar.
9’ Rinis sfida me faullin në favor të Dinamos që tashmë ka epërsi numerike.
Ora 19:20 – Vjen ambulanca tjetër dhe ndeshja mund të rifillojë.
Ora 19:12 – Ndeshja është e ndërprerë për disa momente, në pritje të një ambulance tjetër pasi ajo që ishte në “Air Albania” është larguar me portierin Teqja drejt spitalit.
9’ Portieri Kiri merr vendin e Teqjas së dëmtuar i cili largohet me ambulancë.
9’ Jorgji sheh edhe një herë pamjet me VAR dhe i tregon të kuqin Bakajoko. (VIDEO)
6’ Një top nga e majta në zonë kontrollohet nga Teqja por Bakajoko ndërhyn në mënyrë të gabuar duke goditur në fytyre portierin që detyrohet të dalë me barrelë dhe të largohet nga ndeshja. (VIDEO)
1’ Ruçi gjuan menjëherë nga distanca, Teqja kontrollon pa probleme.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani
Trajner: Ilir Daja
EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese
Trajner: Nevil Dede
PANORAMASPORT.AL













