VIDEO/ Gafa e pazakontë e Emanuela Rustës, i dha dy të verdhë lojtarit të Partizanit dhe nuk e nxori me të kuq
Ndeshja mes Partizanit dhe Vorës është mbyllur me një episod të pazakontë, pasi kishte një gabim teknik nga gjyqtarja Emanuela Rusta.

Në minutat shtesë, Shanaj i Partizanit ndaloi Luis Felipen e Vorës në mënyrë të parregullt duke mos lejuar nisjen e lojës dhe u ndëshkua menjëherë nga gjyqtarja Rusta me të verdhë. Por më pas kishte një përplasje mes Luis Felipes dhe Skukës, me sulmuesin e Partizanit që përfundoi në tokë e më pas Shanaj që ndërhyri përsëri ndaj atij të Vorës.
Pas kaosit që shpërtheu në fushë, gjyqtarja Rusta nxori përsëri kartonin e verdhë për protagonistët, duke ia treguar atë Skukës, Luis Felipes dhe përsëri Shanajt. Por nuk i tregoi të kuqin futbollistit të Partizanit të ndëshkuar dy herë me të verdhë brenda pak sekondash, duke e lënë në fushë deri në fund të ndeshjes.
SHIH VIDEON
Një gabim që nuk u korrigjua as nga salla e VAR-it ku ishte kryesori Juxhin Xhaja, i cili normalisht duhej të kishte sinjalizuar Rustën për këtë gabim teknik.
PANORAMASPORT.AL













