VIDEO/ Fitore spektakolare e Skënderbeut në “Adush Muça”, skuadra e Gjokës mposht me 3 gola Bylisin dhe ndez “luftën” për mbijetesë
Skënderbeu i Ernest Gjokës arriti një fitore spektakolare me rezultatin 0-3 ndaj Bylisit në “Adush Muça”, duke ndezur kështu “luftën” për mbijetesë. Falë këtij 3 pikshi të artë, falë golave të egjiptianit Nasr, që realizoi dopietë dhe braziliani Lukinja, korçarët arritën të ngjiteshin në kuotën e 26 pikëve, teksa tashmë diferenca me ballshiotët është vetëm 2 pikë.

Ky ishte triumfi i dytë radhazi për Skënderbeun, që duelin e ardhshëm do e luajë në transfertë ndaj Elbasanit, ndërkohë që Bylisi pret Teutën në shtëpi.
FT: BYLIS-SKËNDERBEU 0-3
Nasr 23′, 32′, Lukinja 80′
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
88′ Zëvendësim i fundit te Bylisi, largohet Berko, vendin e tij e merr Çelaj.
80′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-3/ Shënon edhe braziliani Lukinja i aktivizuar në vendin e Jurit në minutën e 67-të. Pas asistit të Janaqit, sulmuesi i Skënderbeut me një parabol fantastike tundi rrjetën e ballshiotëve për herë të tretë. (VIDEO)
74′ Largohet edhe Bismark vendin e tij e merr braziliani Zhoao Felipe.
68′ Tjetër zëvendësim te Bylis, Da Silva i lë vendin Koxhit.
67′ Gjoka kryen dy zëvendësime, largohen Nikaj dhe Juri në fushë Lukinja dhe Janaqi.
67′ Rrezikon Bylisi me Sulovarin, tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
59′ Kundërsulm i Skënderbeut me Nasr, i cili gjuan brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
59′ Da Silva “flirton” me supergolin nga goditja e dënimit, por tentativa e tij grushtohet mjaft bukur nga portieri Alia. (VIDEO)
57′ Mezani kryen dy zëvendësime, largohen Përgjoni dhe Malomo, në lojë Sulovari dhe Mustafa Ibrahim.
49′ Sulmuesi Berko është i ndëshkuari i radhës për ndërhyrje të gabuar ndaj Dokës.
46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Bylisi, largohet Mahmuti vendin e tij e merr Ruçi.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
32′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Shënojnë sërish korçarët me egjiptianin Nasr, që pas asistit të Prençit, tund për herë të dytë rrjetën. Fillimisht gjyqtari akordon pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR-in, goli konsiderohet i rregullt. (VIDEO)
31′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Bismark, por tentativa e tij devijohet nga mbrojtësi i Bylisit në këndore.
27′ Pranë golit të barazimit Bylisi, me Da Silvën, por tentativa e tij në hyrje të zonës shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
23′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Zhbllokohet sfida, egjiptiani Nasr kalon në avantazh korçarët. Sulmuesi përfiton nga një mosmarrveshje mes portierit dhe mbrojtësit të Bylisit, ku me portën e boshatisur e pati shumë të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës. (VIDEO)
15′ Pranë golit Skënderbeu, Nikaj shpërdoron një mundësi të artë shënimi i vetëm përballë portës. Nuk u beson syve shkodrani (VIDEO)
11′ Bylisi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Bismark, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti. (VIDEO)
9′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me egjiptianin Nasr, që pas harkimit të Dokës, provon me kokë, por tentativa e tij ishte qëndrore, duke u ndalur nga portieri Batista. (VIDEO)
6′ Malomo ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Shaqes.
4′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Bylisi me Da Silvën, por tentativa e tij devijohet nga Dumfur dhe shkon në goditje nga këndi. (VIDEO)
1′ Starton sfida në stadiumin “Adush Muça”.
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Batista, Bruno, Ilieski, Abazaj, Ofori, Peralta, Mahmuti, Përgjoni, Malomo, Da Silva, Berko. Trajner: G.Mezani
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Shaqe, Doka, Sabo, Estrela, Juri, Nikaj, Nasr, Bismark. Trajner: E.Gjoka

PANORAMASPORT.AL













