VIDEO/ Dy gola të shpejtë dhe pastaj dominim vlonjat, por Flamurtari nuk ia del në “finalen” ndaj Vorës
“Finalja” e mbijetesës mes Flamurtarit dhe Vorës, që hapte javën e 31-të të Superiores, nuk ka pasur fitues, pasi është mbyllur me shifrat 1-1.

Një rezultat që i ka shkuar më për shtat ekipit të Vorës që mbetet përsëri larg zonës së rënies direkte nga Superiorja, ndërsa komplikon gjërat për vlonjatët të cilët nuk i largohen dot fundit e tani rrezikojnë të humbasin edhe më shumë kontaktin me ekipet që kanë përpara në klasifikim.
Dy golat erdhën në startin e ndeshjes, ndërsa më pas Vora u mbrojt me rregull duke mos lejuar vlonjatët të sulmonin në pjesën e parë. Këta të fundit provuan gjithçka për gjithçka në fraksionin e dytë të lojës, edhe duke shtuar forcat në repartin e avancuar. Por Harizaj ishte i pakalueshëm dhe ndali tentativat drejt portës së tij për të mbrojtur këtë barazim.
FLAMURTARI-VORA 1-1
13′ Diavara / 6′ Luis Felipe
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+3’ Ememe ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Bardhin.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
86’ Çantakias i lë vendin në fushë Oshafit në radhët e Flamurtarit.
83’ Çibuike merr vendin e Barjamajt në radhët e Vorës.
82’ Zbritje e shpejtë e Vorës në të djathtën me Bardhin i cili nuk gjen portën e vendasve. Rramani ndëshkohet me të verdhë për një faull gjatë aksionit.
80’ Kashari hyn në fushë në vend të Fazlagiç në radhët e Flamurtarit.
78’ Rramani merr vendin e Mee në radhët e Flamurtarit.
77’ Një tjetër goditje këndi dhe një tjetër rrezik në portën e Harizajt, ku këtë herë është Çantakias ai i cili nuk çon sferën në katërkëndor. (VIDEO)
72’ Ememe nga e majta e sulmit lëshon një gjuajtje-kros të cilën Harizaj e grushton më vështirësi. (VIDEO)
69’ Luis Felipe rrezikon kartonin e dytë të verdhë me një faull ndaj Çantakias. (VIDEO)
68’ Bellaj largon nga fusha Dalipin dhe i bën vend Dakës.
68’ Top në thellësi për Bolzan, i cili nuk ia del të kthejë sferën drejt portës. (VIDEO)
66’ Mbe depërton në zonë e pastaj rrëzohet, Jorgji lë lojën të vazhdojë dhe në fund është Veiga i cili gjuan nga distanca pa gjetur portën e Harizajt. (VIDEO)
64’ Një tjetër goditje këndi sjell rrezik në portën e Vorës, pasi Mbe gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
83’ Bolzan dhe Ememe hyjnë në fushë në vend të Bintsuka dhe Kasës në radhët e Flamurtarit.
60’ Veiga nga e majta gjen Maksutin i cili gjuan por bllokohet nga mbrojtja mike.
57’ Pjeshka del mirë në të majtën, por pastaj nuk kuptohet me Maksutin në qendër të zonës duke shpërdoruar mundësinë për të gjuajtur në portë.
53’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Kasa harkon në zonë ku pas një gjuajtje me kokë të Çantakias, Harizaj shpëton portën e tij. (VIDEO)
52’ Kasa nga e djathta në fundore harkon në qendër, Shehi me kokë kalon topin në këndore.
52’ Kasalla depërton në zonë në të majtën, por bllokohet nga mbrojtja vendase që dërgon sferën në këndore. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e ekipeve.
45’+2’ Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Edhe Zuna i shtohet listës së të ndëshkuarve me të verdhë për një faull ndaj Maksutit.
44’ Luis Felipe ndëshkohet me karton të verdhë.
41’ Pas një goditje këndi të Vorës, Maksuti para portës devijon sferën që po shkonte në rrjetë duke shpëtuar ekipin e tij. (VIDEO)
37’ Një top në thellësi gjen Pjeshkën në zonë në të majtën, por askush nuk është në qendër pasi ai ul topin për futbollistët e repartit të avancuar të vlonjatëve.
34’ Kasa tenton në pozicion ballor pranë zonës, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja e Vorës.
33’ Bintsuka shfaqet në të majtën e sulmit vlonjat, gjuajtja e tij bllokohet dhe devijohet në këndore.
29’ Luis Felipe del në sulm nga e majta, pasimi i tij në qendër për Kasallën devijohet në këndore.
24’ Skuadrat janë më të kujdesshme dhe nuk lejojnë hapësira, duke bllokuar shpejt sulmet e kundërshtarëve.
17’ Pjeshka nga e djathta e sulmit në fundore harkon në shtyllën e dytë, por nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës.
13’ GOOOL FLAMURTARI! Diavara i driblon të gjithë në mesfushë, hyn në zonë dhe me një diagonale çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
13’ Barjamaj del në të majtën dhe harkon në zonë, por sfera shkon ë duart e portierit.
11’ Vlonjatët provojnë të reagojnë me goditje këndi radhazi, por pa shqetësuar shumë Harizajn.
6’ GOOOL VORA! Luis Felipe gjen hapësirën në zonë dhe ia del të shënojë golin e avantazhit pas një aksioni të Bardhit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Çantakias, Pjeshka, Veiga, Diavara, Todoroski, Kasa, Mbe, Bintsuka, Maksuti.
Trajner: Andi Ribaj
VORA: Harizaj, Repaj, Shehi, Fazlagiç, Zuna, Vrapi, Dalipi, Barjamaj, Bardhi, Kasalla, Luis Felipe.
Trajner: Arjan Bellaj
PANORAMASPORT.AL













