Postuar: Maj 2, 2026 | 19:09
VIDEO/ Disfata ndaj Bylisit në “Loro Boriçi”, ultrasit e Vllaznisë kërkojnë llogari te skuadra
Vllaznia e Edi Martinit, u shtang në “Loro Boriçi” nga Bylisi, teksa u mposht me rezultatin 0 me 2, në një duel që rezultoi tepër i luftuar.

Kjo humbje i dogji shansit kuqebluve për të rimarrë kreun e kampionatit pas disfatës së Elbasanit ndaj Vorës. Në përfundim të sfidës, disfata nuk është kapërdirë nga ultrasit e Vllaznisë, të cilët i kanë mbledhur lojtarët dhe u kanë kërkuar llogari për këtë humbje.
Ndërkohë në krahun tjetër në kampin ballshiot ka shpërthyer një festë legjitime që bën me “krahë” skuadrën e Mirel Josës, për sa i përket mbijetesës.
PANORAMASPORT.AL













