VIDEO/ Dëmtim i pazakontë, “ish”-i i Kombëtares dhe Partizanit largohet në momentin më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2025 | 22:13

VIDEO/ Dëmtim i pazakontë, “ish”-i i Kombëtares dhe Partizanit largohet në momentin më të mirë

Eneo Bitri ka pësuar një dëmtim të pazakontë me Nyiregyhazën në Hungari. Pas një ndërhyrje të saktë ndaj futbollistit të Diosgyrit, duhet të largohej nga fusha e blertë.

bandicam 2025-12-06 14-09-45-790

Ishte minuta e 67-të, kur ndodhi episodi në fjalë. Megjithatë, mbrojtësi doli vetë nga fusha e blertë dhe pse duke çaluar.

Bitri e kishte të pamundur të vazhdonte, ndërsa rezultati ishte 1-0 në favor të rivalëve të Diosgyor. Në aspektin personal, ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kombëtares po kalon një periudhë të mirë. Kjo pasi nga muaji i kaluar fitoi vendin e titullarit.

29-vjeçari u prezantua në shtator te klubi hungarez, që synon mbijetesën për këtë edicion të vështirë.

Dëmtimi i Eneo Bitrit: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL