VIDEO/ “Beni, shihi më saktë ndeshjet!”, Kërnaja bën debat në studio me ish-lojtarin e Partizanit dhe Kombëtares: Do shkoj larg me këtë mënyrë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2025 | 21:16

VIDEO/ “Beni, shihi më saktë ndeshjet!”, Kërnaja bën debat në studio me ish-lojtarin e Partizanit dhe Kombëtares: Do shkoj larg me këtë mënyrë loje

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, kishte një debat në distancë pas ndeshjes që skuadra e tij barazoi me Egnatian. Ai u përplas me ish-futbollistin e njohur të Dinamos, Partizanit e ekipit kombëtar, Arben Milori, pasi ky i fundit kritikoi fazën sulmuese të të kuqve.

bandicam 2025-10-25 20-02-24-503

Gjithçka nisi kur Milori theksoi se Partizani kishte bërë pak në lojën ofensive, duke qëndruar në pritje të kundërshtarit, duke marrë përgjigjen e menjëhershme të Kërnajës, në lidhje direkte në “SuperGol”.

DEBATI NË STUDIO

Milori: Kam kritika për fazën e sulmit. Partizani është një ekip që ka prioritet sulmin, ka histori sulmin. Mendoni që do shkoni shumë larg në këtë mënryë loje? Sepse keni bërë vetëm një goditje në portë në pjesën e dytë dhe mendoj se është shumë pak për Partizanin.

Kërnaja: Beni, shpresoj që të shikosh më saktë pak më shumë ndeshjet. Nuk është e vërtetë që ekipi nuk shkon përpara.

Milori: Që krijoni raste, raste.

Kërnaja: Të lutem, a ta mbaroj unë apo jo?

Milori: Jo unë ndeshjen e shikoj shumë mirë, jam shumë i qetë kur e shikoj, të jesh i sigurt për këtë.

Kërnaja: Po pra, a mund të… Atëherë ndeshja në pjesën e dytë është dominuar nga ekipi jonë. Egnatia nuk ka pasur asnjë rast. E vërtetë kemi tentuar vetëm një herë portën por nëse lojtari del, ti je vetë trajner, ke drejtuar sidomos moshat e Dinamos dikur… Atëherë nëse lojtari del një kundër një, kjo është detyra e trajnerit. Të nxjerrë Skukën një kundër një, të nxjerrë Isgandarli një kundër një, të nxjerrë Tomën kundër portierit. Nëse portieri bën pritje spektakolare që mbajti në lojë Egnatian, besoj që nuk është gabim. Por ne kemi vazhduar duke parë gjendjen e 6 ndeshjeve jo të mira, ku në çdo ndeshje pësonim gol. Atëherë çdo trajner në botë, në fillim mundohet të rregullojë pjesën mbrapa, të bëjë korrigjime që djemtë kishin gabim gjatë ndeshjeve.

SHIH VIDEON

Milori: Ok, këtë patjetër që e ke arritur. Për këtë të komplimentova, për këtë që sapo the.

Kërnaja: Historinë e Partizanit e di edhe unë, siç e dini edhe ju, që Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri.

Milori: Partizani është ekip që duhet të sulmojë, nuk është ekip që duhet të rrijë të presë, sidomos në fushën e vet.

Kërnaja: Nuk sulmoi Partizani në pjesën e dytë Beni?

Milori: Në gjykimin tim jo ashtu siç duhet, në gjykimin tim…

Kërnaja: Atëherë gjykimi është reciprok.

Milori: Relativ.

Kërnaja: Relativ dhe reciprok, është edhe reciprok të lutem. Varet se si e quan ti një sulm, varet si e quaj unë. Në mendimin tim ekipi ka krijuar. Edhe në ndeshjen e kaluar kishit të njëjtën ide, edhe sot keni të njëjtën ide. Vazhdoni të keni të njëjtën ide, për mua nuk është problem, e do vazhdoj përpara me këta çuna, me këtë grup. Mos harrojmë edhe një herë, në gjendjen ku ishte Partizani dhe sidomos në gjendje psikologjike, është shumë e vështirë që të kalojë në aventurë direkt e të pësojnë humbje që pësuam 5 ndeshje radhazi. Kjo është arsyeja.

Ardi Behari: Në ndeshjen e kaluar nuk kishim ndonjë gjë, ne përkundrazi ju komplimentuam për fitoren. Sigurisht që ishte pikë kthese për ju, mos u keqkupto…

Kërnaja: Profesor Behari, jo unë jam dakord me ju, por Beni në ndeshjen e kaluar tha të njëjtën gjë, Partizan me frikë, e konfirmoi edhe vete, Partizan që nuk të çon shumë gjatë. Ndoshta ka mendimin e vet, nuk do ta ndryshojë.

Milori: Jo, unë të pyeta sa larg mund të shkoni me këtë mënyrë loje. Nuk thashë nuk do shkoni larg. Ishte pyetje…

Kërnaja: Atë do e shikojë koha. Ia lëmë kohës.

Milori: Beson se me këtë mënyrë loje do shkoni shumë larg?

Kërnaja: Po, do shkoj shumë larg me këtë mënyrë loje me mendimin tim.

Behari: Suksese!

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL