VIDEO/ Ansi Agolli dhuron spektakël, shikoni asistin perfekt të dhënë në sekondat e fundit të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 19:44

VIDEO/ Ansi Agolli dhuron spektakël, shikoni asistin perfekt të dhënë në sekondat e fundit të ndeshjes

Kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli është duke kaluar një rini të dytë me skuadrën e Karabakut në kampionatin azerbaxhanas. 35-vjeçari, ishte protagonist në fitoren e fundit ndaj Ziras, teksa dhuroi një asist perfekt për sulmuesin Mishel në minutën e fundit të lojës.

Agolli

Këmbëmajti kuqezi është shndërruar në një lider te skuadra e Karabakut, duke kontribuar maksimalisht në fitimin e titullit kampion.

Falë formës mjaft të mirë që po kalon, mbrojtësi me shumë gjasa do ta joshë trajnerin Panuçi, për tu rikthyer në Kombëtare dhe për të dhënë më të mirën me fanellën kuqezi.