Postuar: Shkurt 3, 2026 | 17:21
Vetëm 19 vjeç dhe ka ndryshuar gjashtë ekipe, Elbasani merr një tjetër afrikan për objektivin titull
Malik Odejinka do të jetë prezantimi i radhës i Elbasanit. Zërat e fundit tregojnë se verdheblutë kanë arritur akordin me qendërsulmuesin 19-vjeçar.

Çfarë bie në sy për nigerianian është se nga viti 2022 ka ndryshuar gjashtë ekipe. Elbasani do të jetë aventura e radhës.
KubGU Krasnodar, Vista, Botev Plovdiv, Arsenal Tula, VAN dhe së fundmi Alashkert janë ekipet e mëparshme. Nga bullgarët e Plovdiv është huauzar te Arsenal Tula dhe më pas Van në Armeni, para se të transferohej tek Alashkurt.
Merkato e dimrit është përqëndruar vetëm tek afrikanët tek Elbasani. Më parë është prezantuar Insa Boje, ndërsa akoma mungon zyrtarizimi i Samuel Nongoh.
PANORAMASPORT.AL













