“Unë jam i gëzuar, Telushi i mërzitur”, Shpëtim Gjika takohet me mesfushorin vlonjat
Flamurtari dhe Partizani u ndeshën, ditën e djeshme në Vlorë dhe barazuan 1-1, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore.
Bruno Telushi, mesfushori vlonjat duket se nuk ka ikur nga qyteti i tij dhe ka takuar ish-presidentin e Flamurtarit. Siç shprehet Gjika të dy janë të dëshpëruar për situatën e Flamurtarit.
Ish-presidenti ka postuar një foto me Telushin në “Facebook” dhe shkruan:
“Sot, me kapitenin Bruno Telushi!
Një kafe miqësore dhe respekti të ndërsjelltë për vitet që kaluam bashkë te Flamurtari !
Unë i gëzuar dhe Telushi i mërzitur për barazimin e djeshëm!
Por të dy të dëshpëruar për situatën e Flamurtarit, ekipit tonë të zemrës!
Suksese Bruno, krenohem me ty kampion” !
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"