U fut nga stoli dhe gjeti rrugën e rrjetës, Skuka: Derbi nuk përjetohet si ndeshje kampionati, ju tregoj “çelësin” e suksesit të Kërnajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2025 | 23:38

U fut nga stoli dhe gjeti rrugën e rrjetës, Skuka: Derbi nuk përjetohet si ndeshje kampionati, ju tregoj “çelësin” e suksesit të Kërnajës

Xhuljano Skuka, u fut nga stoli, teksa pak minuta në fushë, i mjaftuan për të gjetur rrugën e rrjetës në derbin ndaj Tiranës, duke “vulosur” rezultatin 0 me 2. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sulmuesit i Partizanit, deklaroi:

Skuka

“Çdo derbi përjetohet sikur është ndeshje jo kampionati. Kjo dihet! Kemi shumë punë, nuk jemi aty ku duhet. Ekipi ka fituar pak besimi, golat na bëjnë mirë, besoj se do të arrijmë t’ia dalim. Kisha ca ndeshje që mungonte goli nga unë, por do të vazhdoj punën, sicc kam bërë deri sot dhe të ecim drejt suksesit.

Ndeshjet nuk janë të gjitha njësoj, po ashtu dhe derbet nuk janë të gjitha njësoj. Dua vetëm të festoj sot, jam i kënaqur, shpresoj që të arrijmë edhe ndeshjen tjetër të marrim 3 pikëshin. Faleminderit ccunave, tifozëve dhe të gjithëve. Do iki të festoj me ekipin njëherë pastaj të shikojmë. Familja është forca ime e parë dhe luan rolin kryesor në karrierën time. Me Kërnajën kemi një komunikim më ndryshe se me trajnerët e tjerë. Na kupton më mirë, nuk është se ka diferenca, stërvitjen e bën pak më mirë se të tjerët.

Kemi shumë punë, nuk jemi atje ku duhet, nuk është ky Partizani që duhet të jetë.Të gjithë po punojmë, kam besim që do të arrijmë t’ia dalim. Shumë njerëz presin shumë më shumë nga Skuka që ka qenë. Do të arrij të kap formën me stërvitje. Futem në fushë vetëm për objektivat e klubit, asnjëherë për objektivat personale. Dua të shënoj sa më shumë, por si të shënoj unë, si të shënojë dikush tjetër, për mua është fitore. Kombinohem me të gjithë në sulm”, u shpreh Skuka për mikrofonin e “A2 CNN”.

PANORAMASPORT.AL