Trajneri i Tiranës hesht sërish, Smajli pas barazimit me kryeqytetasit: Ndeshje gati perfekte
Te Tirana, Vangjel Mile vazhdon të mbyllë gojën. Ende ai nuk ka thënë ndonjë fjalë për mediat. Nga ana tjetër për miqësoren e së shtunës, foli Dritan Smajli.
“Besoj që ndeshja me Tiranën, në një përqindje të madhe, tregoi forcën reale që ne kemi. Kjo miqësore na shërbeu më shumë për të parë kondicionin fizik. Mendoj se djemtë interpretuan gati – gati një ndeshje perfekte dhe gjëja më pozitive ishte se treguan punën që ne kemi bërë në stërvitje. Ekipi tashmë është i plotë dhe nuk besoj të ndërhyjmë më në merkato, pasi të gjitha repartet janë të plotësuara. Gjithsesi, “kurrë mos thuaj kurrë”.
Iliria, për të qenë e gatshme për kampionatin e ri, do të kryejë edhe disa teste miqësore deri në startin e ndeshjes së parë të kampionatit. Kjo do të na shërbejë shumë për konsolidimin e grupit, pasi lojtarët e rinj të afruar gjatë merkatos kërkojnë akoma më shumë kohë për t’u ambientuar me rolet dhe punën e grupit të skuadrës. Po ashtu, edhe në aspektin fizik të tyre, sepse shkaku që i janë bashkuar vonë skuadrës kërkon një kohë edhe më të gjatë për përshtatjen e tyre. Gjithmonë ne do të qëndrojmë me këmbë në tokë”, tha lezhjani.
PANORAMASPORT.AL













