Titulli i pestë në Azerbajxhan për Agollin: Dua të qëndroj këtu akoma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 17:38

Titulli i pestë në Azerbajxhan për Agollin: Dua të qëndroj këtu akoma

Skuadra ku militon Ansi Agolli ka arritur të fitojë titullin kampion për herë të  5 rradhazi . Shqiptari është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe ka arritur të festojë titullin edhe për këtë sezon.Karabak arriti të fitonte ditëne sotme përballë Sumqajit me rezultatin e ngushtë 0-1 dhe siguroi matematikisht titullin kampion. Skuadra ndodhet 17 pikë e shkëputur nga vendi i dytë, Gabala. Karbak siguron titullin kampion 4 javë para fundit.

Ansi Agolli Karabak

Në një intervistë për SuperSport, ish-kapiteni kuqezi shprehet, “ Ka qenë sezon i gjatë pavarësisht se duket sikur e kemi fituar lehtë, dhe ne do të respektojmë kampionatin edhe për javët që kanë mbetur” deklaron Agolli.
I pyetur për objektivat e së ardhmes, tiranasi shprehet “ Padiskutim që unë une dua të vazhdoj këtu. Jam shumë i lidhur me ekipin dhe objektivat e mi janë gjithashtu të lidhura me ekipin ku luaj. E rëndësishme në futboll është pasioni”, përfundon Agolli.

Pas pak muajsh Ansi Agolli festoon 36 vjetorin dhe duket se gjëndja e tij fizike është e mirë. I pyetur për një rikthim në kombëtaren e Panuçit ai nuk ka preferuar të komentoi për këtë.

31072929_200350020751326_5306187671914151936_n-1-768x768