Tirana plot mungesa, Bledi Shkëmbi “shpik” 11-shen anti-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2025 | 19:30

Tirana plot mungesa, Bledi Shkëmbi “shpik” 11-shen anti-Skënderbeu

Me mungesat “kilometrike”, Shkëmbi do ta ketë shumë të vështirë të bëjë 11-shen anti-Skënderbeu. Porta dihet se do të mbrohet nga Selmani. Mbrojtja do të jetë e përbërë me Vera, Dembele, Kola dhe Meta. Mesfusha me Rafael, Smaçin dhe ndoshta Abah.

TIRANA

Në sulm treshja Bajroviç, Zharmuni e Ernest. Në stol, veç të rinjve do të ketë Prengajn, Mihanën e Harizajn. Tirana do të presë Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores do të luhet të dielën në orën 16:30.

Të dyja klubet kanë rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes në Elbasan. Kështu bardheblutë rikthehen sërish atje, pasi kishin pritur përballjen me Elbasanin në “Niko Dovana”. Ky duel për mbijetesën është mjaft delikat. Aktualisht Skënderbeu mban vendin e fundit me 3 pikë më pak se Tirana e parafundit. Kujtojmë që Tirana do të ketë nëntë mungesa, duke filluar me Gjumsin, Markun, Micin, Kozin, të ndëshkuar me të kuq.

Dy janë lojtarët që nuk do të luajnë, pasi kanë mbushur numrin katër të kartonëve të verdhë. Ata janë Akileu Ndreca dhe Florjan Përgjoni. Tre janë lojtarët e dëmtuar para ndeshjes me Skënderbeun. Ismajli, Soler dhe Haxhiu rreshtohen në infermieri dhe zor se do të jenë në fushën e lojës.

Screenshot 2025-02-13 192950

PANORAMASPORT.AL