Tirana në kaos pas katastrofës me Dinamon, derbi është vendimtar për Nuhiun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2025 | 17:56

Tirana në kaos pas katastrofës me Dinamon, derbi është vendimtar për Nuhiun

Tirana ka lënë pas një ndeshje që mund të kon siderohet dramë, pasi u mund nga Dinamo me shifrat 6-2. Bardheblutë do të përballen të dielën kundër Partizanit në një ndeshje vendimtare.

 

nuhiu

Kjo përballje nuk është vetëm një derbi i zakonshëm. Për Ardian Nuhiun, ajo mund të jetë një pikë kthese në karrierën e tij te Tirana. Dje skuadra zhvilloi stërvitjen e radhës për kampionatin, por Nuhiu nuk kishte pjesën më të madhe të lojtarëve, pasi disa prej tyre pushuan ose stërvitën në palestër. Situata gjatë stërvitjes ishte e qetë, por pas humbjes turpëruese me Dinamon u zhvillua një mbledhje e vogël për të analizuar situatën dhe për të diskutuar strategjinë për derbin e radhës. Humbja ka lënë një shok te Tirana, dhe vetëm sot do të shihet se çfarë do të nxjerrë analiza e detajuar e ndeshjes.

TRAJNERI – Tirana po përballet me një periudhë të vështirë në Kategorinë Superiore. Në 5 ndeshjet e fundit, bardheblutë kanë regjistruar vetëm një barazim dhe katër humbje, duke grumbulluar vetëm 1 pikë dhe duke pësuar një diferencë të thellë golash 3:12. Mesatarja e pikëve për ndeshje është vetëm 0.20, një tregues i vështirësive të mëdha që po has skuadra. Rezultatet e fundit flasin vetë për formën e Tiranës. Një humbje e thellë ndaj Dinamos 6-2, humbje në shtëpi ndaj Vorës dhe Bylisit, një disfatë e ngushtë 0-1 me Egnatian dhe një barazim 1-1 në transfertë me Flamurtarin. Këto rezultate tregojnë qartë se Tirana duhet të përmirësojë organizimin e lojës dhe efikasitetin në sulm për të mos rrezikuar më shumë pikë kritike. NJË

DERBI VENDIMTAR – Derbi i së dielës kundër Partizanit nuk është thjesht një ndeshje për tifozët, për Nuhiun dhe stafin e Tiranës, ajo është një provë për karakterin dhe potencialin e skuadrës. Nëse Tirana nuk arrin të marrë rezultat pozitiv, nuk është e çuditshme që Ardian Nuhiu mund të vendosë të largohet vetë nga Tirana, duke kërkuar një sfidë më të qëndrueshme dhe mundësi më të mira për të treguar vlerat e tij në fushë. Ky derbi pritet të jetë një moment kyç, jo vetëm për titullin apo pozitat në tabelë, por edhe për fatin e lojtarëve dhe drejtimin që do të marrë skuadra në pjesën e mbetur të sezonit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL