Tirana me “epidemi” mungesash kundër Elbasanit, Shkëmbi dhe Gvozdenoviç projektojnë titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2025 | 10:42

Tirana me “epidemi” mungesash kundër Elbasanit, Shkëmbi dhe Gvozdenoviç projektojnë titullarët

Tirana është në një “epidemi” të vërtetë të mungesash. Në sfidën e sotme me Elbasanin, e cila luhet në Durrës, bardheblutë do të kenë 5 mungesa.

tirana elbasani

Së pari është Ernest, me karton të kuq, më pas Haxhiu dhe Ismajli që duan edhe dy javë të jenë në ekip, Gjumsi që ka probleme si dhe Marku. Të gjithë këta, titullarë të mundshëm dhe lojtarë që mund të bëjnë shumë në këtë 90-minutësh. Nga ana tjetër, Shkëmbi ka provuar disa opsione për ndeshjen e sotme, me Bajroviçin, por edhe duke aktivizuar të riun Mihana.

E veçanta në këtë përballje është spostimi i Metës djathtas si dhe kalimi i Micit në stol. Gjithsesi, Shkëmbi do ta nisë vetëm me një ndryshim nga sfida e fundit në Ballsh. Ekipi është grumbulluar në kryeqytet dhe vetëm sot në mesditë do të udhëtojë drejt Durrësit. Bardheblutë dhe Elbasani këtë vit janë përballur dy herë, duke ndarë nga një pikë.

t t2

PANORAMASPORT.AL