Tirana, formacioni 2.8 milionësh rrezikoi kategorinë. Ja më të shtrenjtët e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2025 | 9:24

Tirana, formacioni 2.8 milionësh rrezikoi kategorinë. Ja më të shtrenjtët e bardhebluve

Tirana vazhdon të stërvitet për të mbyllur një nga sezonet e saj më të dobëta në Kategorinë Superiore.tiranaMe shpëtimin, pas ndeshjes shtesë, te bardheblutë janë çliruar, por fakt është që futbollistët në skuadër nuk kanë dhënë atë që pritej. Mjafton që të shohim sesa vlen 11- shja e parë e Tiranës. Bardheblutë “peshojnë” 2.8 milionë euro me një skuadër, e cila ka sportistë shumë të mirë dhe një nga formacionet më të shtrenjta të Superiores.

PORTA – Gentian Selmani vlen 250 mijë euro. Gardiani është një nga më të shtrenjtët e skuadrës, ndërsa kartoni i tij vlen sa një lojtar i mirë në Superiore. Cilësitë e Gentit, njihen nga të gjithë në kategorinë e më të mirëve.

MBROJTJA – Pothuajse të gjithë mbrojtësit e skuadrës variojnë prej 200 deri në 250 mijë euro. Kjo duke filluar nga Vera, Haxhiu, Përgjoni, por që mund të luajë edhe lart në mesfushë apo sulm. Shkurt një skuadër e kompletuar. Pa harruar edhe dyshen e qendrës, Kola-Dembleme.

MESFUSHA – Dy janë lojtarët më të shtrenjtë në këtë repart. Meta dhe Rafael. Secili nga 250 mijë euro. Të dy futbollistë cilësorë, që kanë dhënë shumë për skuadrën këtë sezon, por mbajnë mbi shpatulla 44 gola të pësuar. Nga ana tjetër, Meta është i dëmtuar, ndërsa Rafael ishte titullar gjatë gjithë fazës së tretë dhe të katërt, sepse erdhi në janar.

SULMI – Në sulm problemi është ndryshe. Në këtë repart janë dy futbollistët më të shtrenjtë të skuadrës. Bëhet fjalë për Zharmunin dhe Emanuel Ernesin. I pari vlen 350 mijë euro, ndërsa i dyti 300 mijë. Të dy janë shumë të vlefshëm për bardheblutë dhe klubi ka pasur jo pak oferta nga skuadra të huaja.

SHITJET – Dy janë lojtarët e Tiranës që mund të largohen në një destinacion të ri në qershor. Bëhet fjalë për Mahamadu Dembelenë dhe Ualid Zharmuni. I pari është një nga sportistët më të mirë të mbrojtjes, ndërsa i dyti golashënuesi i skuadrës. Dembele kërkohet në Austri, Turqi, si dhe ka interesim nga skuadrat skandinave. E njëjta situatë është edhe për Zharmuninë. Futbollisti ka pasur oferta nga kampionati turk dhe Tirana nuk dëshiron që të humbasë sulmuesin pa bërë një sezon me bardheblutë. Vlera e Zharmunit është 350 mijë euro, ndërsa ajo e Dembelesë 250 mijë euro. Tirana kërkon që të marrë të paktën 500-600 mijë euro nga ky operacion, ndërsa ende nuk ka caktuar një çmim të paktën për Zharmuninë, që pëlqehet nga disa klube dhe duan të dinë vlerën e kartonit dhe janë interesuar te bardheblutë. Bardheblutë nuk e shesin sulmuesin për të paktën 400-450 mijë euro dhe kjo ka bllokuar një lëvizje të tij në një skuadër tjetër.DSGGGFDOLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL