Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, faqja e huliganëve publikon foton e polakëve para ndeshjes me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 16:44

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, faqja e huliganëve publikon foton e polakëve para ndeshjes me Dinamon

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u humb me rezultatin 3-0.

b5304151-94ba-49c2-920f-91026e2d1855-1-1024x767

Tifozët e Jagiellonias njihen për mbështetjen e zjarrtë ndaj skuadrës së tyre. Së fundmi faqja “Hooligans.cz” ka publikuar foton e një grupi nga ata që priten sot në stadium.

Në Sheshin Skënderbej mund të quhet vetëm një grup i vogël. Kujtojmë se ndeshja është e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Më parë në Shqipëri janë shkaktuar trazira me tifozët polak. Këtu mund të kujtojmë ata të Legias së Varshavës.

PANORAMASPORT.AL