Te Dinamo i besojnë fitores historike, pa ndryshime në Vlorë
Fitorja 6-2 në derbi ndaj Tiranës, ka lënë një shije shumë të mirë në kampin e Dinamos dhe Daja ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij.
Pikërisht ajo paraqitje dhe golat e shënuar, kanë bërë që Daja të mendojë të njëjtin formacion edhe në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Flamurtarit dhe me shumë gjasa, nuk do të preferojë që të bëjë ndryshime në rreshtim.
Kështu, Teqja është në portë dhe do të ndihmohet në të djathtë nga Maliqi, e Teikseira me Beqjen në qendër. Në të majtë, me shumë gjasa do të jetë Neziri por ky i fundit është në balotazh me Lorranin që ndaj Tiranës u aktivizua në të dytën.
Mesfusha vazhdon t’i besohet Qardakut, Lorenco Vilës dhe Gudiabit, ndërkohë që në sulm do të jetë Bregu në të djathtë së bashku me Nanin në të majtë. Në qendër, pritet ta nisë titullar Guindo që ishte protagonist në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, teksa në stol pritet të jenë edhe Dita me Qefalinë, që kanë lënë pas dëmtimin.
PANORAMASPORT.AL













