Postuar: Gusht 25, 2025 | 17:33
Te Dinamo e Ilir Dajës besojnë, klubi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen historike me polakët
Dinamo ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen historike me Jagiellonian. Sfida e kthimit do të jetë e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Në “Air Albania”, çmimet variojnë nga 1000 deri në 3000 lekë të reja dhe mund të sigurohen te biletat e stadiumit. Dhe pse përballja në Poloni u humb me rezultatin 3-0, te Dinamo nuk e humbasin besimin.
Njoftimi i Dinamos:
“Kanë dalë në shitje biletat e vlefshme për ndeshjen e Play Off të Conference League, FC Dinamo City – Jagiellonia Bialystok. Biletat mund t’i blini çdo ditë pranë biletarisë së stadiumit “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL













