Tashmë pjesë e Bylisit, ish-futbollisti i Flamurtarit tregon çfarë ndodhi në Ballsh: Tirana nuk duhet diskutuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2026 | 21:17

Tashmë pjesë e Bylisit, ish-futbollisti i Flamurtarit tregon çfarë ndodhi në Ballsh: Tirana nuk duhet diskutuar

Për Arlind Rustemin, Flamurtari nuk duhet ta diskutojë fitoren me Tiranën. Për “Panorama Sport”, ish-futbollisti vlonjat mendon se skuadra duhet të marrë tri pikë morali për vazhdimësinë.

Screenshot 2026-03-29 211712

“Flamurtari ndeshjen e radhës kundër Tiranës nuk duhet ta diskutojë. Nëse t’i nuk mund rivalin tënd, në shtëpinë tënde është e kot që ne diskutojmë do i marrë tri pikë Vllaznisë apo Egnatias. Në momentin që t’i je në luftë për mbijetesë nuk duhet ti diskutosh ekipet që janë në përballje direkte dhe i pret në shtëpinë tënde. Duhet fitore për moralin, vazhdimësinë dhe për atë që të je, më pas renditja. Duhet të fitojnë ndeshjen e radhës. Unë shikoj një farë avantazhi që ka Flamurtari pasi pret dy skuadra në shtëpi dhe përballje direkte. Kalendarin e kanë shumë të favorshëm.

Duhet të vazhdojnë dhe të besojnë e të bëjnë më të mirën. Perceptimi i tifozëve dhe mënyra se si u ndërtua ekipi ishte ndryshe. Ne të gjithë nga Flamurtari prisnim më shumë. Nga shifrat që u investua, nga merkato që u bë me afrimin e lojtarëve, prisnim një situatë tjetër. Për mua organika që ka sot Flamurtari, do ta fusja te pesë ekipet e para, si emra lojtarësh. Pastaj se çfarë i merr lojtarit në fushë është tjetër gjë”, shprehet fillimisht Rustemi.

PËR TIRANËN – Arlind Rustemi më shumë se kushdo e njeh Tiranën për shkak se është fshehur me Bylsin ku aktualisht është numri dy i pankinës. Ai thotë se lojtarët ndiejnë peshën që ka ajo fanellë me, pasi këtë vit skuadra ka shumë probleme. “Tirana ka fituar dy ndeshje, por të shikosh dhe ndeshjen kundër nesh që na ka lënë një shije shumë të hidhur në Tiranë, nuk ka bërë asgjë gjatë 90 minutave. Tirana sot nga mentaliteti i lojtarëve respektohet më shumë nga sa duhet. Unë e shikoj me shumë probleme, por fanella dhe emri është shumë i rëndë dhe lojtarët e ndiejnë frikën ndaj fanellës”, thotë Rustemi.

FLAMURTARI-BYLIS – Rustemi komenton edhe përballjen e fundjavës së shkuar në Vlorë. “Ishte një ndeshje e vështirë për ne. Me Flamurtarin kemi vuajtur shumë. Në dy ndeshjet në Vlorë Flamurtari na ka mundur. Avantazhi që në këtë ndeshje kishim ne ishte se ishim pak më të qetë sepse në këto momente është e rëndësishme që në klasifikim të jesh sipër me pikë pasi të jep mundësinë që të luash për dy rezultatet. Në pjesën e parë skuadrat ishin të përgjumura. Ne e prisnim ndryshe Flamurtarin që të ishte më shumë agresiv. Në pjesën e parë na ka vënë në vështirësi në 10-15 minutat e para pastaj u sfumua. Nuk kishte një ide për të shkuar përpara. Në pjesën e dytë kemi që shumë dominues, kemi krijuar shumë raste nga krahu ynë i majtë. Kemi shfrytëzuar shpejtësinë e Pedros”, shprehet 40-vjeçari.

LLOGARITË TË HAPURA – Arlind Rustemi thekson se llogaritë janë ende të hapura për qëndrimin e vlonjatëve në Superiore dhe duhet bërë kujdes me rivalet direkt. “Duke u nisur edhe nga sezoni kaluar e dimë që fundi është i hapur. Duke nisur që nga Flamurtari dhe Bylis skuadrat nuk duhet që të rrinë të qeta asnjëherë. Para 7-8 javësh ne ishim në vend të fundit dhe Flamurtari ishte sipër nesh. Por kjo gjë mund të ndodh edhe në fund të sezonit. Kemi bërë një hap të rëndësishëm. Por në përballje direkte kur t’i luan në shtëpinë tënde e ke detyrë”, përfundon Rustemi.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL