Sulmuesi i Elbasanit ishte në makinë me dy të tjerë, zbulohen detajet si vdiq pas disa orësh Fatjon Bunjaku
Fatjon Bunjaku ndërroi jetë sot, pasi u përfshi në një aksident me makinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Futbollisti i Elbasanit po drejtonte automjetin pas mesnate, ndërsa ishte edhe me dy pasagjerë.

Të tre pësuan lëndime, por Bunjaku nuk i mbijetoi plagëve të marra. Disa orë pas aksidentit, pikërisht në orën 07:50 të mëngjesit të datës 7 qershor, u njoftua se sulmuesi i Elbasanit ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS
Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri
Vushtrri, 07 qershor 2026
Më 07 qershor 2026, rreth orës 00:55, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e fshatit Maxhunaj, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa rreth orës 07:50, nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) është pranuar njoftimi se, përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor, drejtuesi i automjetit viktima mashkull 22 vjeçar, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku
E TRISHTË! Ndërron jetë futbollisti i Elbasanit, del pamja e aksidentit me makinë
Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse
Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari
Me zemër të thyer, postim emocionues i Elbasanit për Fatjon Bunjakun: Nuk do të harrohet
Moment prekës: I besoi transferimin tek Elbasani, drejtori i verdhebluve reagon me pikëllim pasi futbollisti u nda nga jeta
E pabesueshme për Elbasanin, shokët e skuadrës shfaqen të prekur pas vdekjes së Bunjakut: “Babo” ynë prehu në paqe
PANORAMASPORT.AL













