Stërvitja e Vllaznisë, priten dy mungesa kundër Bylisit
Kalendari i ngjeshur patjetër që ka shtuar ngarkesat tek ekipet e Superiores dhe sidomos tek ata që po luajnë edhe në kompeticionin e Kupës.

Një ndër këto ekipe është edhe Vllaznia, që do të rikthehet sërish në fushë sot, pas ndeshjes të së mërkurës, ku shkodranët zhvilluan duelin e parë të gjysmëfinaleve të kupës përballë Dinamos, i përfunduar në shifrat 0-0.
Titullarët e skuadrës shkodrane kanë marrë si “shpërblim” një ditë pushim nga ana e trajnerit gjerman. Gjithashtu, edhe për të rikuperuar futbollistët që kanë vuajtur dëmtime së fundmi, ku të vetmit lojtarë që pritet të mungojnë në sfidën e radhës ndaj Bylis janë Qarri dhe Spahija, dy elementë që nuk janë pjesë e skuadrës prej disa javësh tashmë.
PANORAMASPORT.AL













