Statistikat/ Efekti i çuditshëm i Dinamos, katër të kuq në tre ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2025 | 15:04

Statistikat/ Efekti i çuditshëm i Dinamos, katër të kuq në tre ndeshje

Nëse Dinamos i kanë munguar golat në 3 javët e fundit të kampionatit, diçka e tillë nuk mund të thuhet për kartonët e kuq të cilët kanë qenë të shumtë në numër, sa herë që blutë kanë zbritur në fushë.gfdhNë javën e parë të kampionatit, “nëndetësja” u përball me Vllazninë, aty ku arriti të bënte një lojë fantastike duke fituar 3-1 e madje duke dhënë edhe sinjalin se do të ishte favorite e padiskutueshme në këtë sezon, por në vazhdim, gjërat filluan të zbehen.

Në javën e dytë, Naser Aliji u ndëshkua me karton të kuq kundër Elbasanit që në pjesën e parë, duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë. Diçka e tillë, u përsërit edhe në ndeshjen ndaj Teutës, e për ironi të fatit, në këtë takim gjyqtari Jorgji u pa që të nxirrte kartonin e kuq dy herë, nga një herë për secilën skuadër ku fillimisht ishte Teuta që u ndëshkua, e më pas radha e Nanit të Dinamos.

Në ndeshjen ndaj Bylisit, “efekti” Dinamo u ndje sërish dhe në minutën e 68, Peralta merr karton të kuq duke lënë ballshiotët me 10 futbollistë. Më interesante, e bën fakti se asnjë nga këto lojtarë nuk është ndëshkuar me dy të verdhë, por të katër lojtarët e ndëshkuar, kanë parë që arbitri ka nxjerrë direkt kartonin e kuq, duke u larguar menjëherë, por asnjëri për çështje disiplinore

PANORAMASPORT.AL