Statistikat e Egnatia-Dinamo/ Lushkja u ka shënuar 2 herë bluve
Egnatia dhe Dinamo praktikisht është ndeshja për tu ndjekur këtë mesjavë në Superiore.

Të dyja skuadrat janë pretendente për titullin kampion këtë sezon dhe ky pritet të jetë akti i parafundit, sepse shorti mund t’i vendosë sërish përballë njëra-tjetrës në “Final 4”.
Duke parë ndeshjet e këtij kampionati, Egnatia arriti që të triumfonte në takimin e parë kundër Dinamos, ndërsa Vuthaj dhe Lushkja ishin vendimtarë me golat e tyre.
Dueli i dytë u nda në barazim 1-1, ku për blutë shënoi Dejvi Bregu me penallti dhe po ashtu me anë të një 11-metërshi realizoi edhe Lushkja për Egnatian. Sfida e fazës së tretë pa Dinamon fituese, ndërsa Mandela dhe Nani ishin shënuesit për ekipin e Dajës, ndërsa goli i Ndrecës nuk mjaftoi.
Nga një duel të fituar secili dhe me një barazim, sot këto dy ekipe do të përballen sërish.
PANORAMASPORT.AL













