Skënderbeu zhgënjeu me Vllazninë, Ernest Gjoka: Penalltia prishi ekuilibrat, ndoshta gjërat do ndryshojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 19:00

Skënderbeu zhgënjeu me Vllazninë, Ernest Gjoka: Penalltia prishi ekuilibrat, ndoshta gjërat do ndryshojnë

Skënderbeu u mposht me rezultatin 0-4 nga Vllaznia. Një rezultat zhgënjyes për korçarët, që ndodhen në fundin e tabelës së renditjes.

Screenshot 2025-01-19 185947

Pas ndeshjes foli trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka.

Rezultati nuk të jep mundësi të flasësh, ndeshje e interpretuar gabim. Kjo ndeshje duhet mbyllur sa më shpejt, për t’i dhënë mundësi vetes dhe skuadrës për ta kaluar këtë ngërç. Ndeshje shumë e keqe.

Nuk kam koment për penalltinë, nuk e gjykoj dot unë. U bë fakt, u dha penallti dhe ndoshta na prishi ekuilibrat. Rashica nuk është më lojtar i jonë, ne e dimë mirë që shumë lojtarë psikologjikisht ndoshta ndikon. Pjesa tjetër teknike, diskutojmë. Rashicës i themi faleminderit për çfarë ka dhënë te Skënderbeu dhe i urojmë suksese.

Nuk jam i zhgënjyer me Rashicën, e kishim përgatitur me të. Mund dhe të shënonte, nuk para zhgënjehem për këto gjëra. Nuk ishte kjo çështje e humbje, ishin disa gabime nga ana jonë.

Deri unë erdha dhe mora përsipër këtë situatë, ta lëmë faturën në fund. Ndoshta gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh Gjoka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"