Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2025 | 8:00

Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Legjenda e mikrofonit, gazetari dhe komentatori Ismet Bellova, u shua në moshën 91 vjeçare, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare.fdgZëri i tij kumbues dhe timbri i veçantë tashmë do të dëgjohen vetëm në fonotekën e Radio Tiranës dhe në arkivat sportive të RTSH, por jehona e tij do të jetojë përgjithmonë në kujtesën e miliona shqiptarëve.

Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë.

PANORAMASPORT.AL