Shkëlqeu në kualifikimin ndaj Daugavpils, Dodaj i jep lamtumirën Vllaznisë: Shpresoj të fitojnë titullin, do t’i ndjek në çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2025 | 20:31

Shkëlqeu në kualifikimin ndaj Daugavpils, Dodaj i jep lamtumirën Vllaznisë: Shpresoj të fitojnë titullin, do t’i ndjek në çdo ndeshje

Talenti Kevin Dodaj, ka dhënë lamtumirën më të bukur të mundshme Vllaznisë, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 4-2 ndaj Daugavpils, që i dha kuqebluve kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. 

dodaj

Në një prononcim e pas ndeshjes për mikrofonin e “A2 CNN” në Letoni,  Dodaj shprehu emocionet për këtë moment të veçantë,: “Jam shumë i lumtur për golin dhe asistin, por më i lumtur që Vllaznia kaloi më tej dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Shënova, u kualifikuam dhe ky ishte qëllimi im në këtë ndeshje të fundit.” 

Talenti i ri që ka rënë në sy për shpërthimet e tij dhe teknikën, falënderoi klubin për mbështetjen gjatë aventurës së tij në Shkodër, teksa konfirmoi edhe largimin: “I falënderoj të gjithë te Vllaznia për mbështetjen. Ndjehem shumë i lumtur. Shpresoj që Vllaznia ta fitojë titullin këtë vit që vjen, edhe pse pa mua. Unë do t’i ndjek në çdo ndeshje”, u shpreh Dodaj.  

PANORAMASPORT.AL