Shënoi ndaj Teutës/ Mala, me start perfekt në 2025-2026

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2025 | 20:44

Shënoi ndaj Teutës/ Mala, me start perfekt në 2025-2026

Mesfushori i talentuar Esat Mala ka nisur sezonin 2025/26 me paraqitje shumë premtuese për Vllazninë, duke treguar edhe një herë rëndësinë e tij për kuqeblutë.

Esat Mala

Në 6 ndeshjet e para, Mala ka shënuar 2 gola, ka dhuruar 1 asist, ka marrë 1 karton dhe ka luajtur 426 minuta në total, duke qenë një nga lojtarët më aktivë dhe të besueshëm të ekipit.

Goli i tij i fundit, i shënuar në duel me Teutën, tregoi sërish aftësinë e tij për të zhbllokuar ndeshjet në momentet kyçe. Përveç statistikave, vlera e Malës qëndron te polivalenca dhe profesionalizmi, ai ka luajtur si mesfushor pas sulmuesit, si dhe në krahun e djathtë, pozicion i preferuar i tij, duke u përshtatur me nevojat e skuadrës dhe ndryshimet gjatë ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL