Shanset për të shkuar në play-off, superkompjuteri parashikon fatin e Egnatias dhe Dinamos në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2025 | 22:19

Shanset për të shkuar në play-off, superkompjuteri parashikon fatin e Egnatias dhe Dinamos në Ligën e Konferencës

Klubet e Egnatias dhe Dinamos kanë mbyllur të enjten ndeshjet e para në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit siguruan një barazim pa gola në fushën e Olimpija Ljubljanës, ndërsa Dinamo u mund me përmbysje 2-1 në fushën e Hajduk Split.

egnatia dinamo

Megjithëse ndeshjet e dyta luhen në fushën e skuadrave shqiptare, asnjë prej tyre nuk cilësohet favorite për kalimin e turit, sipas sistemit kompjuterik të ekspertëve të statistikave të “Football Meets Data”.

Në simulimet 10 mijë herë të ndeshjeve të kthimit duke marrë për bazë analizat statistikore të skuadrave, klubi i Superiores me përqindje më të lartë mundësie për të vazhduar më tej është Egnatia, që ka 33% shanse që të kalojë turin përballë sllovenëve.

Sa i përket Dinamos, shanset e saj vlerësohen si minimale, pasi ka vetëm 12% mudësi që të vazhdojë më tej duke bërë mrekullinë ndaj Hajduk Split.

GxyEhSEWEAADHoW

Ndërkohë, Ballkani ka shanse me të mëdha për të shkuar në play-off, pas fitores 1-0 ndaj Shemrok Rovers, pasi skuadra e drejtuar nga Orges Shehi vlerësohet se ka 56% mundësi përballë irlandezëve.

PANORAMASPORT.AL