Sfida tek “Arena e Demave” mbyll javën, si pritet të rreshtohen Partizani dhe Bylisi mes mungesave
Partizani pret Bylisin në orën 19:00. Ky takim te stadiumi “Arena e Demave” mbyll javën 32 në Abissnet Superiore.

Rikthim në mbrojtje, alternativa në mesfushë
Partizani do të ketë një rikthim të rëndësishëm për ndeshjen e së dielës ndaj Bylisit, teksa në krahun e majtë do të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Oltijon Kërnaja, David Atanaskoski. Ky i fundit ka shlyer pezullimin e kartonëve të verdhë, ndërkohë që në të djathtë të mbrojtjes pritet ta nisë nga minuta e parë Marjus Kola.
Në mesfushë, aty ku ka edhe më shumë alternativa, Dumbia pritet të rikthehet titullar, ndërsa Hjuman do të konfirmohet, teksa për një vend janë në garë Murataj, Ismaili e Qaka. Sakaq, në sulm Isgandarli e Sidibe do të jenë në mbështetje të sulmuesit Rrok Toma. Sfida mes Partizanit e Bylisit do të zhvillohet të dielën në “Arenën e Demave”, duke nisur nga ora 19:00.

Josa me mungesa ndaj të kuqve
Bylisi zbret nesër në fushë me një skuadër ndryshe nga ajo që luajti në Ballsh ndaj Dinamos, ndërsa trajneri Josa pritet të bëjë lëvizje në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Ballshiotët kanë mungesa në të tria repartet. Mallakastriotët pritet të hedhin në fushë elementët më të mirë, teksa Kamara do ta nisë djathtas si titullar, ndërsa mund të jetë në lojë edhe Bruno.

PANORAMASPORT.AL













