Rreshtimi për Laçin, Partizani me ndryshime në mbrojtje. Moriero i ka idetë e qarta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2025 | 11:03

Rreshtimi për Laçin, Partizani me ndryshime në mbrojtje. Moriero i ka idetë e qarta

Partizani ka kryer dje në orët e drekës stërvitjen e fundit përpara ndeshjes që do të luaje sot në orën 13:30 në transfertë përballë Laçit. Pas seancës skuadra është grumbulluar në hotelin e klubit, teksa sot paradite pritet të udhëtojë drejt Laçit.

Screenshot 2025-02-01 110224

Trajneri Veselinoviç nuk ka pasur të gatshëm Eleken, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore. Nigeriani ka nisur fazën e rikuperimit që pritet të zgjasë deri në tri javë. Ai po angazhohet me fizioterapi, palestër dhe vrapime anës fushës.

Edhe Kote nuk pritet të jetë i gatshëm, pavarësisht se është stërvitur me grupin. Mungon Eleke, por në stërvitje është bashkuar prej dy ditësh edhe Nikola Vujnoviç, i cili dje u prezantua dje si lojtari më i ri i ekipit. Stërvitja e djeshme e drejtuar nga Veselinoviç ka qenë e gjitha e përqendruar në aspektin teknikotaktik, pa shumë ngarkesë fizike, në mënyrë që lojtarët të jenë sa më të freskët për betejën e sotme. Sa i përket formacionit, ndryshimet do të jenë minimale.

Në portë si zakonisht pritet Qirko, teksa para tij do të luajnë Janjeva nga e djathta, Domgjoni dhe Preka në qendër e Bytyçi në të majtë. Ndryshimi është vetëm në mbrojtje aty ku kthehet Domgjoni dhe del nga 11-shja Sembene, me virozë. Në mesfushë Shanaj fiton sërish balotazhin me Mehmetin, teksa Ismaili dhe Taipi e kanë thuajse të sigurt 11-shen tashmë. As sulmi nuk ndryshon, me Podstrelov, që fiton sërish duelin me Zekën dhe Keko e Bintsuka.

Screenshot 2025-02-01 105649 Screenshot 2025-02-01 105702

PANORAMASPORT.AL