“Rikthimi Rafinjës i ka dhënë tjetër impuls lojës tonë”, Flik: Performanca jonë ka qenë në një nivel tjetër
Nuk mund dhe nuk kish asnjë mundësi që trajneri i Barcelonës, Hansi Flik të fshihte kënaqësinë e fitores kundër Atletikos. I ka lavdëruar të gjithë ata që luajtën për ngjyrat blaugrana, ndërkohë që nuk është ka dhënë asnjë indicije nëse skuadra e tij do të jetë kampione e Spanjës apo jo.

Si ju duk ndeshja?
“Mendoj se performanca jonë ka qenë në një nivel tjetër, luftuam së bashku dhe ka qenë fantastike”.
I kënaqur?
“Shumë. Është shumë e rëndësishme të rikthehen lojtarët. Disa nuk janë ende në 100% formë dhe na është dashur t’i zëvendësojmë. Me topin, e kemi kontrolluar më shumë dhe kemi krijuar më shumë hapësirë. Ka qenë shumë pozitive.”
Paraqitja e Rafinjës ka qenë ajo që kishit menduar?
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E pamë sot, por e pamë edhe në ndeshjen e fundit. Jam shumë i lumtur me rezultatin, me tre pikët. “Rafa është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kur është në fushë, ai rrit dinamizmin, intensitetin Mund ta shihni në fushë. Ai na ka dhënë shumë aspekte pozitive”.
Sa e domosdoshme ishte fitorja?
“Po, absolutisht e domosdoshme. Është gjithmonë mirë të fitosh vetëbesim kundër një skuadre aq të mirë sa Atlétiko”.
Ju pëlqeu loja e skuadrës tuaj?
“Padyshim që po, por do të shohim nëse kjo është një pikë kthese. Mendoj se ishte një nga ndeshjet tona më të mira, më pëlqeu shumë ajo që pashë në 90 minuta. Ne i meritojmë tre pikët”.
Sa ndikon të fitosh me ekipe të mëdha?
“Ky ishte hapi përpara që kërkoja. Ne luajtëm shumë mirë sot, u përmirësuam shumë në çdo aspekt. Atletiko kontrolloi tre, katër ose pesë minutat e para, por pastaj e morëm kontrollin. Mund ta kishim shënuar edhe penalltinë. Por nuk u dorëzuam. Jam krenar për atë që pashë”.
Besojmë se je i kënaqur me Pedrin?
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që nuk i duhej kohë për t’u rikthyer në nivelin e tij të mëparshëm. E pamë të shtunën dhe sot. Ai e ka menaxhuar shumë mirë lidhjen midis mbrojtjes dhe sulmit”.
Ka përmirësim në lojën tuaj?
“Kemi bërë një hap përpara dhe tani duhet të luajmë kundër Betisit, i cili është një ekip i shkëlqyer. Duhet të përpiqemi të fitojmë.”
Sa ndikuan ndryshimet?
“Bëmë ndryshime sepse Pedri duhej të dilte nga fusha, Dani duhej të zëvendësohej, ashtu si edhe Raphinha… ishin të nevojshëm. Ata që hynë në fushë u lidhën mirë. Luajtëm me pesë në mbrojtje për minutat e fundit. Të gjithë ishin shumë të përfshirë. Dro, Markus, Ferran”.
Fitoni La Ligën?
“Është shumë larg, ka ende shumë për të bërë. Jemi në krye të tabelës dhe jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat, por nuk mund të themi se është niveli më i lartë. Ne gjithmonë duam të përmirësohemi dhe të mësojmë, dhe ky është mentaliteti dhe qëndrimi ynë.
DRITAN LUNDRA – PANORAMASPORT.AL













