RENDITJA E SUPERIORES/ Tre skuadrat e kreut me pikë të barabarta, rivalitet i ashpër edhe për mbijetesën! Ja si ndryshon tabela pas javës së 21-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 21:32

RENDITJA E SUPERIORES/ Tre skuadrat e kreut me pikë të barabarta, rivalitet i ashpër edhe për mbijetesën! Ja si ndryshon tabela pas javës së 21-të

Dueli mes Dinamos dhe Elbasanit mbylli siparin e javës së 21-të të Superiores. Pas përfundimit të kësaj jave, plot 3 skuadra ndajnë kreun me pikë të barabarta, bëhet fjalë për Partizanin, Dinamon dhe Vllazninë, ndërkohë që në vend të katërt me 1 pikë më pak ndodhen kampionët e Egnatias. 

axhenda superiore

Rivalitet i ashpër edhe për mbijetesën, ku duket se Bylisi, Teuta, Laçi, Tirana dhe Skënderbeu do të luftojnë deri në javët e fundit për qëndrimin në elitë. Në mesin e artë duket se po pozicionohet Elbasani i Gvozdenoviç, që pas humbjes ndaj Dinamos, e shikon veten me një diferencë –8 nga vendi i katërt që të dërgon në “Final 4”. 

Për sa i përket diferencës mes vendit të fundit që mbahet nga Skënderbeu dhe vendit të 8-të që të dërgon në “Play Out” dhe mbahet nga Laçi ajo është 4 pikë.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"