Realizoi tripletë kundër Dinamos, Nasr: Më ndihmoi edhe fati, i lumtur për fitoren e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2025 | 19:49

Realizoi tripletë kundër Dinamos, Nasr: Më ndihmoi edhe fati, i lumtur për fitoren e Skënderbeut

Sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr shënoi tripletë kundër Dinamos duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij.
bandicam 2025-03-30 19-41-03-457
“Jam shumë i lumtur për golat e shënuar dhe që ekipi fitoi ndeshjen, sepse luajtëm me lojtarë dhe ekip shumë të mirë dhe i lumtur për performancën time dhe që ndihmova ekipin tim. Pjesën e parë kishim shanse, unë pata 2 shanse. Kishim edhe disa mundësi të tjera ku Juri mund të më pasonte dhe mund të shënonim, por lojtarët e Dinamos janë të mirë dhe është e vërtetë që nuk më linin shumë hapësira. Ndërsa në pjesën e dytë na favorizoi marrja e penalltisë nga Bismark shpejt, realizimi golit dhe më pas u krijuan shumë shanse, edhe faktori fat më ndihmoi disi mua që të shënoja këto tre gola. Po po e mora topin dhe jam i lumtur që e mora”, deklaroi Saleh Nasr për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL