Realizoi dopietë ndaj Tiranës, Dejvi Bregu: Steka duhet mbajtur ngritur, do na pëlqente që golat t’i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 22:02

Realizoi dopietë ndaj Tiranës, Dejvi Bregu: Steka duhet mbajtur ngritur, do na pëlqente që golat t’i…

Dejvi Bregu realizoi dopietë, në triumfin 6 me 2 që Dinamo arriti në “Air Albania” ndaj Tiranës. Vlonjati u zgjodh dhe lojtari i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, deklaroi:

bandicam 2025-12-03 21-57-42-471

“Do na pëlqente që këto gola t’i shpërndanim, futbolli i ka këto faza, do kishim më shumë pikë. Shpresoj që të kemi një vazhdimësi të mirë. Kemi pasur raste në ndeshjet e kaluara, por sot ishim shumë efektivë, të vazhdojmë punën në ndeshjet e tjera.

Nuk na lejohen gabimet, ekipi është ndërtuar për kampion, i kemi cilësitë. Në disa raste kemi gabuar. Steka duhet mbajtur ngritur lartë, i kemi të gjitha mundësitë.

Ne u futëm me ritmin e duhur të ndeshjes, nuk i lamë mundësi Tiranës të na sulmonte dhe i shfrytëzuam rastet në maksimum.

Mirë do ishte të bëja 3 gola, por t’i kisha ndarë në ndeshjet e tjera do qe më mirë”, u shpreh Bregu.

PANORAMASPORT.AL