Presidenti i Dinamos nuk fshihet: Të ndërtuar për titullin, e meritojnë çunat që luajnë futboll të pastër! Mund të ketë ndërhyrje në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2025 | 21:24

Presidenti i Dinamos nuk fshihet: Të ndërtuar për titullin, e meritojnë çunat që luajnë futboll të pastër! Mund të ketë ndërhyrje në merkato

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka qenë entuziast për fitoren në derbi të skuadrës së tij ndaj Tiranës me shifrat 6-2. Dhe njëkohësisht, ai nuk ka fshehur ambiciet që ka ekipi, i cili synon që Kupës së fituar në edicionin e kaluar, t’i shtojë edhe trofeun e kampionatit në këtë aktual.

bardhi

“E rëndësishme është që skuadra u kthye te fitoret se pas katër ndeshjesh që ne nuk arrinim të merrnim rezultatin, me një lojë të shkëlqyer besoj të skuadrës, sot treguam më të mirën.

Dinamo e ka vendin të fitojë kampionatin, është skuadër për të fituar. Jemi ndërtuar me qëllimin për fitimin e kampionatit. Duhet ta meritojnë këta çunat që luajnë futboll të pastër, të bukur dhe ishalla… duhet pak fat.

Merkato? Patjetër që mund të ketë ndonjë ndërhyrje, por të shohim janarin, se janari nuk sjell lojtarë. Është e vështirë në janar.

Kundërshtarë? Unë mendoj se janë të gjithë të fortë”, tha Bardhi për RTSH pas fitores bindëse të skuadrës së tij në derbi.

PANORAMASPORT.AL