Postuar: Tetor 12, 2025 | 18:43
Prapaskenat te Flamurtari, ish-drejtori tregon si larguan Dejvi Bregun: Trajneri më tha çoje ku të duash
Duke e lidhur situatën me atë që po kalon sot Flamurtari, në optikën e Vangjel Lalucit, trajneri Karlos Garsia nuk ka përzgjedhur lojtarët e duhur. Ish drejtori i klubit vlonjat tregon se si ka debatuar ashpër me ish-trajnerin Zekerija Ramadani, për Dejvi Bregun.

“Një trajner kur isha unë atje drejtor, një Zekerija Ramadani, më thotë për Dejvi Bregun: Ky lojtar nuk bën për Flamurtarin! “Të ma heqësh që sot” më tha mua, “çoje ku të duash”.
E çuam te Luftëtari dhe shkëlqeu. Unë kam bërë shumë debat me atë në atë kohë, pasi Dejvin e doja te Flamurtari”, përfundon Laluci.
ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL













