“Po bëj pak furçe se nuk i kam pasur marrëdhëniet mirë me presidentin”, Daja nuk ndalet pas fitores; I thashë Dukës që duhet të dënohet edhe ai nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 22:52

“Po bëj pak furçe se nuk i kam pasur marrëdhëniet mirë me presidentin”, Daja nuk ndalet pas fitores; I thashë Dukës që duhet të dënohet edhe ai nëse…

Trajneri Ilir Daja ka qenë shumë i nervozuar me Enea Jorgjin pas përfundimit të finales së Kupës, por padyshim në humor më pas kur i kujtohej suksesi i radhës i karrierës së tij. AI nuk ndali batutat si për presidentin e Dinamos, Ardian Bardhi, ashtu edhe për atë të FSHF-së, Armand Duka.

sadsasadddasdas

“E kam thënë gjithmonë dhe do ta them, po bëj pak furçe tani meqë nuk i kam pasur marrëdhëniet aq të mira me presidentin, i takon atij për investimet që ka bërë. I takon lojtarëve sepse kanë mbajtur një volum shumë të madh, po me shumë kontingjent të limituar, gjithmonë 7-8 lojtarë kanë mbajtur peshën kryesore se një grup vinte e një ikte. Na vjen mirë që Dinamo kthehet prapë në sezonin e dytë edhe në Final Four, edhe në fitimin e trofeut. Personalisht, jam i kënaqur, sot nipi im bëri 11 muaj, po ia dedikoj atij këtë Kupë. Ta bëj futbollist? Nuk e di, besoj që jo.

Problemi i vetëm që kishim ishte që nuk duhej të çonim topin te Neziri dhe Nani, se kaluam në 4-4-2, duhej të furnizonim edhe Malomo e Bregun në krahun e tjetër, apo edhe Nani kur ismaili merrte gjerësi. I vetmi gabim që u bë, ishte që e çonim lojën në linjën anësore ku kundërshtari ishte po i barabartë me ne me çifte se ishte 4-4-1. Pra në anësore ishim të barabartë në numër në anësore, duhej të bënim ndoshta spostim të krahut të lojës me diagonale të shkurtra e të mesme. Pastaj ndryshoi Egnatia dhe ndryshuam edhe ne.  Duke qenë në superioritet numerik dhe në avantazh, kaluam me 5-3-2, dhe derisa morëm të kuqin nuk kishim probleme. Në një moment që luan për një trofe, nganjëherë duhet të vuash për të shkuar drejt tij, gjë të cilën e bëmë që u mbyllëm mirë në bllok të ulët. Kur shënoi Egnatia, iu përgjigjëm me një gol që ishte efikas, se rastet nuk është se ishin të shumta.

Por në fund fare, përballë kishim ekipin kampion që e mban me meritë. Kishim një Egnatia që luan mirë futboll, që ka një kontingjent goxha të mirë lojtarësh dhe kjo e bën edhe më të bukur këtë fitore, se të fitosh dy vite rresht me Egnatian në Kupën e Shqipërisë, është meritë që u takon çunave, presidentit që nuk i ndahet ekipit dhe në fund stafit e pak fare edhe Ilir Dajës.

Trajneri me më shumë trofe? Është një punë që ka shumë vite, nuk po i tregoj vitet se pastaj do duket se jam edhe më i madh. Janë shumë vite investim qoftë në sport, ashtu edhe në pozicionin e trajnerit, mendoj se kanë qenë vite sakrifice e përkushtimi, se pjesa më e madh e jetës, përveç familjes ka qenë futbolli. Dhe kur kthej kokën mbrapa dhe listoj trofetë e fituar dhe karrierën që kam bërë deri në Europë, qoftë me grupet e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës, është një punë e kthyer mbrapsht në pjesën e sodisfaksionit se është në fund fare kënaqësi në një periudhë 15-vjeçare, se gjysmën e karrierës e kam kaluar me grupmosha e akademinë private që kam pasur për një periudhë kohe.

Doni edhe një batutë tjetër? Në momentin që takova presidentin e federatës, i thashë po qe se më dënon Komisioni i Disiplinës, aq javë duhet të dënohesh edhe ti për atë gjë që ndodhi sot këtu. Kjo ishte në nivelin e batutës.

Në Final Four do të më duhet me këtë të kuq, do ta shih besoj jo në fushë, do ta shoh lart. Por që të them të drejtën, nuk u përmbajta dot më se janë dy tituj të humbur në javën e parafundit dhe sot mund të humbej edhe një trofe tjetër e janë shumë për çdo individ. Se në fund fare ajo pjesa e kënaqësisë është edhe pjesa e bukur e marrjes së trofeve”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL