Pikantet e Laçi-Partizani/ Ndeshje me tension e të shara, Bytyçi shpallet “armik”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 14:49

Pikantet e Laçi-Partizani/ Ndeshje me tension e të shara, Bytyçi shpallet “armik”

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes Laçi-Partizani, e luajtur në Kurbin dhe e mbyllur me shifra të bardha 0-0. Në stadium ishin afro 500 spektatorë.partizaa* Ndeshja nis pa asistimin e sistemit VAR, që shfaq një problem teknik dhe nuk është e mundur të jetë në ndihmë të kryesorit Bastari dhe ndihmësve të tij. Klubet u informuan në lidhje me këtë problem.

* Keko rrëmben një top në sulm dhe më pas e udhëheq deri në fundore, para se ta humbë në duelin me Kurtin. Veselinoviç “tërbohet” në tribunë dhe e kritikon. Keko ngre duart si për të thënë se nuk kishte ç’të bënte më shumë.

* Në stadium kishte plot të shara dhe fjalë banale nga të pranishmit. Do të ishte mirë që zëri ambiental i kamerave të transmetuesit të ishte i ulët, që të sharat të dëgjoheshin më pak se komentatori nga televizioni.

* Bytyçi shkakton një faull të ashpër në tribunë pas minutës së 60-të dhe nga ai moment vihet në qendër të sharjeve dhe ofendimeve të vendësve, duke krijuar një situatë aspak të denjë për të luajtur futboll normalisht. Vetë lojtari tregohet profesionist dhe nuk reagon, çka duket se i tërbon më shumë ofenduesit.

* Në minutën e 72-të gjyqtari Bastari thërret kapitenët Preka dhe Kordeiro dhe i komunikon se problemi me VAR-in është korrigjuar.

* Në të 88-ën ka tension mes lojtarëve. Bytyçi “mashtron” Bullarin në një moment duke lënë topin të dalë në rivënie anësore. Sulmuesi i Laçit nuk e merr mirë dhe përplaset me mbrojtësin. Në këtë moment ndërhyn Mehmeti me shpejtësi dhe shtyn Bullarin në të njëjtën mënyrë. Grumbullohen të gjithë lojtarët, teksa Veselinoviç hyn në fushë për të qetësuar të tijtë. Në fund Bullari dhe Mehmeti “qerasen” me nga një karton të verdhë nga kryesori Bastari.

* “O Bullar, çohu nga gjumi”, dëgjohet një nga pjesëtarët e stafit ndaj sulmuesit bardhezi në një moment kur ai gaboi një top për të mbajtur skuadrën në gjysmëfushën kundërshtare. * Nikola Vujnoviç, një nga afrimet e Partizanit në limitet e merkatos së janarit, debutoi në dhjetë minutat e fundit.

PANORAMASPORT.AL