Pikantet e Egnatia-Bylis/ Aleksi trajner në fushë, Deden e tradhtojnë nervat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2025 | 17:09

Pikantet e Egnatia-Bylis/ Aleksi trajner në fushë, Deden e tradhtojnë nervat

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes mes Egnatias dhe Bylisit, e zhvilluar në Rrogozhinë dhe e fituar nga vendësit me shifrat 2-1.ret* Albano Aleksi në rolin e kapitenit të skuadrës së Egnatias, ngre duart nga qielli gjatë momentit kur po hynin në fushë. Mesa duket është një ritual i tij për të kërkuar sa më shumë fat dhe ndihmën e Zotit.

* Dy trajnerët, Nevil Dede dhe Edlir Tetova, dikur kanë qenë shokë skuadre tek Elbasani dhe në sezonin 2005-2006 fitonin titullin kampion së bashku. Dje, u vunë përballë si rivalë në pankina.

* Pothuajse gjatë gjithë 90-të minutave dëgjohej zëri i Albano Aleksit, i cili vazhdimisht jepte udhëzime për të tijtë në fushë.

* Tetova këshillon Ujkën për një rast në fazën sulmuese, që lojtari duhet ta kishte zgjidhur më mirë.

* Aleksi ka një përplasje me Peraltën në fushë, pas ndërhyrjes së ashpër të futbollistit të Egnatias. Lojtarët preken me kokë me njëri-tjetrin, por ndërhyjnë shokët dhe i ndajnë.

* Deden e tradhtojnë nervat në fund për një rivënie anësore në dëm të skuadrës së tij, pasi ishin sekondat që ai shpresonte të barazonte ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL