Pikantet e duelit ndaj letonezëve/ Tifozët braktisin Vllazninë, Dodaj ka fiksim këpucët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 22:42

Pikantet e duelit ndaj letonezëve/ Tifozët braktisin Vllazninë, Dodaj ka fiksim këpucët

Në ndeshjen e djeshme të luajtur në “Elbasan Arena” pati disa të veçanta. Po ju paraqesim disa prej tyre.

vllaznia pikantet

– Tifozët e Vllaznisë u përpoqën që ta mbështesnin sa të munden ekipin e tyre në Elbasan, edhe pse largësia bëri të vetëm. Numri i tyre nuk shkonte më shumë se 700. Sakaq, ra në sy edhe një numër i vogël i tifozëve letonezë në sektorin e miqve.

– Letonezët kishin ardhur pa fotograf me vete dhe detyrohen që ta bëjnë me telefonin e njërit nga stafi fotografinë e rastit.

– Në këtë ndeshje ra në sy një detaj i veçantë sa u përket pankinave. Zakonisht, ekipi pritës qëndron në të majtë të saj, por këtë herë ndodhi ndryshe. Atë pankinë e kishte “zënë” ekipi mik nga Letonia.

– Trajneri i miqve tërbohet për një faull në dëm të skuadrës së tij në minutën e 14-të, duke kërkuar llogari te gjyqtari i katërt.

– Mbrojtësi Aleksandros Kouro tërbon Edi Martinin, që i bërtet: “O Kouro po shih, mo, përpara, pse e kthen topin mbrapa”.

– Nëse Martini ka qortime për Kouron, mendon ndryshe portieri Qarri. Mjaftoi një top i gjatë i mbrojtësit për te Kruja që portieri ta lavdëronte. “Bravo mjeshtër, bravo Kouro”.

– U vu re se në këtë ndeshje kishte vetëm një kamer pas porte, ajo në pjesën jugore. Mungonte kamera në portën tjetër.

– Në momentin e zëvendësimit të parë për skuadrën mike, tabela e zëvendësimeve nis të bëjë “naze”, duke mos nxjerrë numrin e lojtarit që duhet të dilte nga loja.

– Në minutën e 70-të, Kevin Dodaj ndërron këpucët. Me sa duket ato që pat veshur nga fillimi po i sillnin shqetësime dhe pjesëtarët e stafit i sjellin këpucët rezervë.

PANORAMASPORT.AL