Pikantet e derbit kryeqytetas/ Koreografi horror për “Demat”, Tirana me mesazh motivues (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 23:25

Pikantet e derbit kryeqytetas/ Koreografi horror për “Demat”, Tirana me mesazh motivues (E PLOTË)

Ndeshja derbi u shoqërua edhe me një intensitet të lartë emocional nga minuta e parë deri në fund, me çdo episod të diskutueshëm që ndizte menjëherë reagimin e tifozëve. Atmosfera ishte e tensionuar sidomos pas ndërhyrjeve të forta dhe vendimeve të gjyqtarit, që shpesh krijuan pakënaqësi në të dy kampet.MixCollage-08-Dec-2025-11-31-AM-8046Gjatë pjesës së dytë, ritmi u rrit ndjeshëm dhe nervozizmi i lojtarëve bëri që ndeshja të kishte shumë duele të forta, protesta dhe ndërhyrje të ashpra, duke e kthyer derbin në një duel tipik, ku tensioni dhe presioni janë pjesë e pandashme e 90 minutave. Përtej rezultatit, derbi tregoi edhe një herë tjetër se mbetet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar, me entuziazmin, emocionet dhe reagimet që shoqëruan çdo minutë të sfidës.

– Të dyja tifozëritë ndezën derbin kryeqytetas. Bardheblutë shpalosën një banderolë me një mesazh të fortë: “Kur i ftohti vjen, vetëm më të fortët mbijetojnë”. Ky mesazh i tifozëve të Tiranës vjen si motivim për skuadrën e zemrës edhe pse ndodhen në fundin e tabelës.

-Nga ana tjetër “Demat” janë shfaqur të gjithë me tullumbace në ngjyrë të kuqe duke dhuruar emocione të bukura në “Air Albania”. Koreografia e tifozëve të Partizanit ishte zgjedhur nga filmi horror i Stephen King, “IT” me kllounin personazh “Pennywise” dhe thënien “Do të qëndrosh pezull”.

-Partizani del i pari në fushë për nxemje. Më pas edhe Tirana. Për Ardian Nuhiun, Etien Taren, Ndongun ishte derbi i parë.

-Dy trajnerët nuk i zë vendi. Kërnaja nuk qëndron asnjë moment ulur. Të dy janë të pakënaqur në çdo moment të lojës dhe vetëm udhëzojnë dhe këshillat i shoqërojnë me gjestikulacione.

-Për herë të parë në historinë e derbeve, Refik Halili nuk ishte në tribunën e zakonshme. Ai ishte larg syve të tifozëve, por këta të fundit nuk e harruan thirrjen për largimin e tij nga drejtimi i Tiranës.

-Protestë për ndalje loje nga lojtarët dhe tifozët e Tiranës prej gjyqtarit të ndeshje. Është goditur në kokë Janjeva, por arbitri bën me shenjë se është i detyruar, pasi goditja është në kokë.

-Në tribunën karshi ndodh një sherr, shoqërohet një tifoz nga policia jashtë stadiumit.

-Minuta e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” kanë dhuruar një episod mjaft të veçantë, pasi gjyqtari Juxhin Xhaja ka ndaluar sfidën. Kryesori i takimit kishte paralajmëruar më parë një nga djemtë e caktuar të mblidhnin topat pas portës ku mbronte Partizani, që të bënte kthimin në lojë në mënyrën e duhur.

Duke parë që djaloshi në fjalë nuk ndryshoi qëndrim, atëherë ai vendosi të ndalonte ndeshjen. Këtë gjë ia komunikoi edhe kapitenit Rimal Haxhiu dhe sfida rifilloi vetëm pasi djali në fjalë u largua nga pozicioni ku e kishin caktuar.

-Rreth 6500 tifozë ishin të pranishëm në derbin e djeshëm. Numri më i ulët i tifozëve në një derbi në “Air Albania”.

-Sherr në fushë mes Rimal Haxhiut dhe David Atanaskovskit për një faull në mesfushë. Përfshihen të gjithë, por në fund ndëshkohen nga gjyqtari me nga një të verdhë. Në fund të lojës Gudjufi-Kërnaja sqarojnë diçka, me trajnerin që e qetëson sulmuesin. Të kuqtë festojnë me tifozët në fund të lojës.

-Tifozët e Tiranës në fund zhvishen nga mesi e lart, por është policia që i nxjerr nga stadiumi me zor. Jo vetëm kaq, por nuk lejon asnjërin që t’i afrohet stadiumit dhe i largon në drejtim të televizionit shqiptar.

-Në tribunë për Tiranën, Mensah dhe Zhunior, të cilët humbën derbin me të kuqtë.

-Partizani kthehet te fitorja pas 588 ditësh. Fitoren e fundit e kishte në prill 2024.

PANORAMASPORT.AL