Pikantet e Bylis-Teuta/ Sfida nisi me 200 tifozë, Maçolli duartrokitet në Ballsh
Sfida është luajtur në kushte shumë të mira të fushës në stadiumin “Adush Muça”.
-Në fillim të takimit nuk kanë qenë më shumë se 200 tifozë, madje në ballore ka qenë një situatë e vakët, por që numri ka ardhur në rritje dhe sfida është ndjekur nga 450 spektatorë.
-Për shkak të pezullimit nga kartonët, sfidën e djeshme e kanë ndjekur nga tribuna mesfushorët Ofori dhe Përgjoni.
-Ka marrë duartrokitje dhe respekt Xhoel Maçolli, mesfushori i durrsakëve, i cili në janar është larguar nga Bylisi drejt Teutës. Kujtojmë që Maçolli luajt për 4 sezone e gjysmë në Ballsh.
-Janë acaruar shumë sidomos në limitet e fraksionit të parë me dy mundësitë e Kamarasë tifozët vendës, të cilët edhe i kanë kërkuar llogari sulmuesit afrikan në distancë.
-Në të 662 ka tension në fushë mes dy skuadrave, ndërsa një nga lojtarët e Bylisit kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
PANORAMASPORT.AL













